LAJMI I FUNDIT:

Osmani falënderon presidentin bullgar për mbështetjen anëtarësimit të Kosovës në KiE

Osmani falënderon presidentin bullgar për mbështetjen anëtarësimit të Kosovës në KiE

 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative, ka takuar sot presidentin bullgar Rumen Radev.

Presidentja Osmani ka thënë se presidentin bullgar e ka  falënderuar për mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.


“Në takimin e sotëm në Sofje, më  shumë se 1 vit nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, diskutuam rezultatet e punës sonë të përbashkët, si dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative, presidentja Osmani ka pasur sot një bashkëbisedim me ish-sekretaren Clinton, ku kanë trajtuar disa tema të rëndësishme.

Osmani gjithashtu ka falënderuar atë dhe gjithë popullin amerikan që kanë ndihmuar Kosovën.

“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia. Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Clinton Global Initiative është themeluar në vitin 2005 nga ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ka për qëllim bashkimin e forcave të liderëve botëror për ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfida globale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori