LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë “një truk” tjetër

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë “një truk” tjetër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka deklaruar për mediat në Serbi se nuk është e sigurt që Kosova nuk do të jetë në agjendën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por se “nuk do të jetë aq e lehtë për ta”.

“Mund të jetë çdo gjë, por nuk do të jetë aq e lehtë për ta, sepse gjermanët do të shkelnin të gjitha parimet e tyre, por tani po punojnë për një truk tjetër në të cilin (Gerald) Knaus dhe e gjithë makineria e lobit rreth tij, britanikët etj marrin pjesë, dhe kjo është kthimi në planin e Ahtisaarit….” ka thënë Vuçiq mes tjerash shkruajnë media në Serbi.


Megjithatë, ai ka theksuar se Serbisë i janë të lidhura duart kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, sepse siç thotë ai “të gjithë votojnë të komanduar paraprakisht”.

“Ata pak miq që kemi, kaq kemi, nuk do të kemi më shumë se kaq”. Ne po luftojmë, po bëjmë gjithçka që mundemi, por mundësitë tona janë mjaft të kufizuara”, tha Vuçiq.

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit
Lexo po ashtu Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

I pyetur nëse ka mundësi që disa nga vendet të ndryshojnë qëndrimin e tyre për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Vuçiq ka theksuar se sllovakët dhe hungarezët nuk do ta ndryshojnë kurrë qëndrimin e tyre “përderisa janë Fico dhe Orban” në pushtet, e gjithashtu edhe as Spanja.

Ndryshe, ende nuk dihet se a mund të ketë sot ndonjë lëvizje të re rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori