LAJMI I FUNDIT:

Me mesataren më të lartë mes 600 të diplomuarve, shqiptari Laert Sallaku oficeri më i ri në New York

Me mesataren më të lartë mes 600 të diplomuarve, shqiptari Laert Sallaku oficeri më i ri në New York

Në një ceremoni madhështore të mbajtur në New York, Laert Sallaku, një i ri 23-vjeçar nga Shqipëria, është shpallur si oficeri me rezultatet më të larta në klasën e tij të Akademisë së Policisë së New York.

Sallaku ka arritur një sukses akademik të rrallë, duke u diplomuar me mesataren prej 9.96, e cila është më e larta ndër të gjithë studentët e tij.

Ky diplomim bën të ndjehet zëri i rinisë shqiptare në skenën ndërkombëtare, ndërsa Sallaku bëhet një model frymëzimi për të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre në një vend të huaj.


I larguar nga Tirana në vitin 2017, Laert filloi rrugëtimin e tij në SHBA duke vijuar studimet në një shtet të ri, me sfida dhe mundësi të reja.

Për të shënuar këtë arritje të jashtëzakonshme, Kryetari i Bashkisë së New York nderoi Sallakun me një çmim special gjatë ceremonisë së diplomimit të 600 oficerëve të sapo diplomuar.

I riu vendosi një standard të ri për përkushtimin dhe ekcelencën në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

Gjatë ceremonisë së diplomimit, Sallaku ndau me të pranishmit rrugëtimin e tij inspirues, që nga ditët e shkollës së mesme në Shqipëri deri tek mbrëmja e shpërblimit.

“Rrugëtimi im për tu bërë një oficer i New Yorkut filloi rreth 6 vite më parë kur, në moshën 17-vjeçare, emigrova në New York. Si një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit, ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu,” shprehu Sallaku me emocion.

Përkushtimi dhe etika e punës e zoti Sallaku tani janë bërë një shembull për të tjerët, duke treguar se nëpërmjet sakrificës dhe punës së palodhshme, ëndrrat mund të bëhen realitet, pavarësisht sfidave të migracionit dhe adaptimit në një kulturë të re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori