LAJMI I FUNDIT:

Ringjallja e KF Trepçës, shpaloset plani i donatorëve të rinj

Ringjallja e KF Trepçës, shpaloset plani i donatorëve të rinj

I themeluar në vitin 1932, KF Trepça ishte klubi i parë kosovar që ishte ngjitur në Ligën e Parë të Jugosllavisë. Trepça u shpall kampione e Ligës së Dytë të Jugosllavisë në sezonin 1976/77, i vetmi klub nga Kosova që e kishte bërë këtë gjë.

Po ashtu, “Xehetarët” janë të vetmit që kanë arritur në finalen e Kupës Jugosllave në sezonin 1977/78, në të cilën ishin mposhtur nga HNK Rijeka me rezultat minimal 1:0. E në periudhën e pasluftës, Trepça kishte batica dhe zbatica të shumta, ku pas së gjithash, tani garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Por, për klubin mitrovicas tani është shfaqur dritë në fund të tunelit. Trepçës i është bashkuar një donator i fuqishëm, i cili ndër të tjera ka dashuri të madhe për Mitrovicën dhe klubin e Trepçës. Këtë gjë për KosovaPress e ka konfirmuar njëri nga donatorët dhe koordinatori i Trepçës, Avni Haxhiu.


Haxhiu sqaroi edhe njoftimin në “Facebook” nga KF Trepça, ku u paralajmërua për “shtrëngim”.

“Ju e dini që Mitrovica është vatër e sportit dhe e sportistëve dhe ata kur e kanë marrë informatën që do të ketë përmirësime dhe në gjendjen financiare, në gjendjen e kuadrove, do të ketë sigurisht ofrim edhe të kuadrove të reja, ata kanë thënë që tani duhet shtrënguar më seriozisht, ashtu e kanë pasur një plan këta të stafit të klubit tonë, bashkë me tifozë e kanë dhënë atë foto aty që t’iu tregojnë edhe të tjerëve që ne do ta marrim edhe më seriozisht këtë punë”, tha Haxhiu.

Tutje, Haxhiu tregoi edhe synimet e klubit për sezonin e ardhshëm, ku qëllimi i vetëm është Superliga. Sa i përket çështjes së trajnerit, Haxhiu e konfirmoi se klubi do të vazhdojë me Emin Baliqin.

Një nga temat më të përfolura të këtij sezoni ishte edhe kurdisja e ndeshjeve, rasti konkret ajo mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit, gjë që çoi në përjashtimin e dy klubeve nga Liga e Parë – Grupi B. E a ndikoi kjo në rënien e formës së Trepçës pas një starti të mirë të sezonit? Sipas Haxhiur, faji qëndron te kryesia e klubit që nuk e ka dhënë motivin e duhur.

“Jo, mendoj se duhet ta marr në këtë rast përgjegjësinë për këtë gjë, sepse në fazën e tretë të zhvillimit të garave ne e humbëm motivin se nuk mund të arrijmë qëllimin, sepse ne atëherë kemi qenë 10 pikë nga Dinamo larg dhe kemi qenë katër pikë nga Suhareka dhe nuk e di ashtu nuk e kemi dhënë motivin e duhur dhe nuk e kemi zhvilluar organizimin në atë nivelin që duhet dhe mendoj që fajin e kemi ne si udhëheqës që nuk e kemi vazhduar ritmin e njëjtë sikur në dy fazat e grupeve më herët”, tha Haxhiu.

Tash e disa vite Trepçës i mungon Superliga dhe kësaj të fundit klubi mitrovicas. Në vitin 2010 Trepça ishte kampione, ndërsa më pas filloi rënia e klubit. Përveç problemit që i mungon stadiumi, ndër faktorët kryesorë për rënien e Trepçës sipas Avni Haxhiut. Ky i fundit e konfirmoi për KosovaPress se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka dëmtuar rëndë Trepçën në mënyrë të organizuar, gjë kjo qe ka ndodhur për plot 10 vite.

Me nisjen e epokës së re me donatorin e ri por synimet e vjetra, Trepça e emëroi dje Rafet Prekazin si drejtor sportiv të klubit, por Haxhiu tha se do t’i propozojë edhe postin e trajnerit.
Trepça aktualisht zë vendin e shtatë në tabelën e Ligës së Parë – Grupi A në kuotën e 30 pikëve pas 26 ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon.

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori