LAJMI I FUNDIT:

Pochettino do të qëndrojë te Chelsea përtej këtij sezoni

Pochettino do të qëndrojë te Chelsea përtej këtij sezoni

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino pritet të mbetet trajner i Chelseat së paku edhe në sezonin 2024/25.

Sipas mediumit të njohur The Guardian, Pochettino do të qëndrojë në Chelsea për sezonin 2024/25.

Fati i trajnerit do të vendoset në një rishikim të fundit të sezonit dhe argjentinasi tani ka mbështetjen e vendimmarrësve kryesorë.


Pak javë më parë, blutë ishin të prirur drejt shkarkimit të menaxherit pas përfundimit të sezonit. Por, ‘Poch’ i ka fituar me rezultatet dhe paraqitjet e fundit.

Chelsea ka bërë një shtysë të vonuar për kualifikimin evropian dhe tani gjendet në vendin e gjashtë në tabelë.

Disa anëtarë të bordit mbeten të pabindur nga Pochettino, por nëse klubi dëshiron ta shkarkojë atë, vendimi do të duhej të ishte unanim – prandaj ai tani ka shumë gjasa të qëndrojë. /Telegrafi/