LAJMI I FUNDIT:

“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

Në një rrëfim rrëqethës brenda shtëpisë së “Big Brother”, aktori dhe prezantuesi Julian Deda ka ndarë një histori personale dhe të dhimbshme që lidhet me të kaluarën e babait të tij, aktorit të mirënjohur shqiptar Zef Deda, dhe sfidat që ai përballi gjatë periudhës së komunizmit.

Juli tregoi për të atin e tij të famshëm, i cili përjetoi padrejtësi dhe keqtrajtim nga regjimi komunist. Ai zbuloi se babai i tij ishte mbyllur për gjashtë muaj në një institucion psikiatrik, pasi kishte kërkuar të dilte nga vendi për të marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm për një problem serioz në këmbë, të cilin mjekët shqiptarë nuk kishin mundësi ta kuronin.

“Regjimi mendonte se ajo ishte një formë që Deda kishte menduar për t’u arratisur,” shpjegoi Julian Deda, duke vijuar tregimin e tij me detaje mbi dyshimet e autoriteteve të asaj kohe. Për regjimin, pretendimi i Zef Dedës për të shkuar jashtë shtetit për të shpëtuar këmbën ishte i dyshimtë, ndaj e konsideronin si një përpjekje për arratisje nga Shqipëria komuniste.


“Ata e njihnin se ishte i famshëm në atë kohë, prandaj nuk e besonin dhe mendonin se donte që të arratisej,” vijoi Juli në rrëfimin e tij. “Se në fillim i thanë ta këpusim këmbën. Dhe ata menduan se meqë ky nuk pranon e ka këtu (tregon me gisht kokën), dhe do të ikë jashtë shtetit. Ka nejt 6 muaj kot në psikiatri’”.

Një diagnozë e pasaktë dhe e padrejtë, që e vendoste problemin shëndetësor në kokën dhe jo në këmbën e tij, e bëri akoma më të vështirë situatën për Zef Dedën, i cili atëherë ishte në moshën 35-vjeçare.

Ky rrëfim personal nga Julian Deda zbulon jo vetëm sprova të dhimbshme që përjetoi familja e tij, por gjithashtu thekson sjelljen e regjimit komunist ndaj artistëve dhe perceptimin e tyre në shoqëri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë

“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

Magazina
Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Magazina
Kalo në kategori