LAJMI I FUNDIT:

QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s’iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s’iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit

Vendet e QUINT-it, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Zyra e BE-së në Prishtinë, kanë reaguar ndaj vendimit të MPJD-së, për të mos lejuar vizitën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar për media thuhet se pritet nga Qeveria e Kosovës që të përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut si në kornizën e saj ligjore ashtu edhe me veprimet e saja.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të shqetësuara nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar Patrikun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe dhe shoqëruesit e tij, të hyjnë në Kosovë për të marrë pjesë në fillimin ceremonik të mbledhjes vjetore të rregullt të Sinodës në Patriarkanen e Pejës. Vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili qartë specifikon të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerikët e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e QUINT-it.


MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Lexo po ashtu MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Tutje në reagim bëhet thirrje që plaët të frenohen nga veprimet e retorikat që mund të nxisin tensionet.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për të dyja palët të shmangin çdo veprim dhe retorikë që mund të rris tensionet dhe të mund të çojnë në incidente”, thuhet mes tjerash në reagim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dje ka njoftuat se ka refuzuar kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës.

MPJD ka thënë se nuk do të lejohen vizita të tilla derisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori