LAJMI I FUNDIT:

Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA ka konfirmuar se gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve 2023/2024 mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit në ‘Wembley’ më datë 1 qershor do të jetë slloveni Slavko Vincic.

Gjyqtari me prejardhje nga Sllovenia është njëri ndër gjyqtarët më me përvojë dhe ka mbuluar disa ndeshje të profilit të lartë.


Ai ka ndarë drejtësinë në Euro 2020 si dhe në Kupën e Botës 2022 në Katar aty ku ndau drejtësinë në ndeshjet Argjentinë-Arabi Saudite dhe Angli-Uells në fazën e grupeve.

Ndeshja e profilit më të lartë ku ai ka ndarë drejtësinë deri më tani mbetet finalja e Ligës së Evropës 2021/2022 aty ku Eintracht Frankfurti mposhti Rangersin në penallti.

Vincic është gjithashtu me eksperiencë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi ka ndarë drejtësinë në mbi 30 ndeshje që prej debutimit të tij në dhjetor të 2016.

44-vjeçari ka ndarë drejtësinë në gjashtë ndeshje me eliminim direkt duke përfshirë humbjen e Atletico Madridit ndaj Dortmundit dhe fitoren e Bayernit ndaj Lazios.

Ai gjithashtu ka ndarë drejtësinë në 13 ndeshje të elitës së futbollit slloven dhe është në listën e gjyqtarëve për të ndarë drejtësinë në Kampionatin Evropian që do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjermani.

Për finalen e ‘Wembley’, Vincic do të asistohet nga bashkëkombasit e tij Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Francois Letexier nga Franca.

Në VAR do të përkujdesen treshja Nejc Kajtazovic, Rade Obrenovic dhe Massimiliano Irrati./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori