Ardhja e mundshme e politikanit slloven, Borut Pahor, si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, nuk nënkupton përmbysje ose ndryshim rrënjësor të këtij procesi.
34 vjet karrierë politike mbi supe, në moshën 61 vjeçare. Ky është përkufizimi për sllovenin Borut Pahor, që shumë shpejt mund të zë vendin e sllovakut Miroslav Lajçak në karrigen e ndërmjetësuesit të dialogut, Kosovë-Serbi.
Karrierën politike e nisi në vitet 90-tësi delegat i Kuvendit të atëhershëm të Republikës Sllovene.
Deputet, kryetar i Listës së Bashkuar të Social Demokratëve, nënkryetar i Kuvendit, Kryeministër, e së fundi për dy mandate president i Sllovenisë.
Pahor nuk është i panjohur për hulumtuesit në Institutin “MusineKokalari”, BelgzimKamberi, sllovenin e vlerëson si politikanë që e njeh mirë rajonin, por që nuk nënkupton se do të mund të përmbyset procesi i dialogut.
“Nga ana tjetër është edhe një person i cili njëherë për bindjet e tij të fuqishme pro-evropiane, pro integrimit të Ballkanit Perëndimore në BE, por edhe kritik i politikave të BE-së. Në raport me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor gjithë këto e bëjnë një profil të rëndësishëm edhe interesant edhe për Rajonin dhe zgjerimin por edhe për nevojën e një normalizimi të marrëdhënieve. Në anën tjetër ai gjithashtu konsiderohet sikur një mik i kosovarëve por realisht edhe ka një qasje pozitive për të edhe në qarqe të ndryshme politike dhe institucionale në Serbi”, u shpreh Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.
Kamberi vlerëson se emisari Lajçak do të mbahet në mend për suksesin e planit franko-gjerman dhe zbatimin e disa marrëveshjeve paraprake, por që ka vend edhe për kritika konkretisht mungesa e zbatimit të plotë të marrëveshjeve.
Kur është fjala për Lajçakun, gazetari nga Shqipëria, Ben Andoni ka vlerësim dukshëm më të ulët. Ndërkohë për sllovenin Pahor ka mendim të përafërt me Kamberin.
“Edhe ardhja e z. Pahor për mendimin tim nuk është se do të sjellë ndonjë ndryshim të madh. I vetmi element që mendoj se ai mund të ndihmonte ishte këto ditë kur Kosova pret një mbështetje shumë të madhe për anëtarësim të shikonte që të shikonte të vendosej krah Kosovës për ta ndihmuar të futej në Këshillin e Evrops”, është shprehur gazetari, Ben Andoni
Kandidati për Emisar të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Borut Pahor është në përgatitje të një dokumenti për të ardhmen e këtij procesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A