LAJMI I FUNDIT:

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Përfundon periudha transitore për dinarin, analistët nuk presin zhvillime pozitive nga takimi i javës së ardhshme

Duke nisur nga 13 maji, euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do të përfundojë sot

Nga kjo e hënë do të hy në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës që valuta e vetme qarkulluese do të jetë euro.

Ky vendim që muaj më parë nxiti debate të ashpra, madje në Bruksel u organizuan takime të veçanta mes palëve për të gjetur një rrugë nga ajo që quhej bllokadë për pagesa për serbët në Kosovë.


Pikërisht për gjetjen e kësaj zgjidhje gjatë javës që po vjen në Bruksel do të zhvillohet takimi i shtatë më radhë, pasi që gjashtë para tij nuk sollën rezultate.

Por edhe pas këtij takimi nuk pritet që të ketë rezultate konkrete.

“Nuk besoj se do të realizohet çfarëdo përparimi në çështjen e dinarit, sepse thjesht ne kemi dëgjuar nga zv.kryeministri Bislimi se kërkesat e Serbisë janë shumë jo reale, por nuk mund të ketë as bllokada pasi mjerisht kjo çështje ka shku në Bruskel”, tha analisti, Milazim Koci.

Kryenegociatorët takohen javën e ardhshme për të biseduar për dinarin
Lexo po ashtu Kryenegociatorët takohen javën e ardhshme për të biseduar për dinarin

Vendim të ngutshëm të BQK-së për heqjen e dinarit e sheh edhe ekonomisti Safet Gërxhaliu.

“Ka kalu licenca e Bankës Komerciale dhe në vend që pala Serbe të adresoj kërkesë të Kosova është hapur një kuti e pandarës që e ka dëmtu Kosovën në aspektin ekonomik, social e politik. Të bëhet një autogol e tillë kur jemi nën masa (BE), kur jemi në dialog teknik ose politik, kjo ka qenë një dhuratë më vlerë për Serbinë”, ka thënë Safet Gërxhaliu, ekonomist.

Nga qeveria nuk kanë treguar nëse do të ketë rezultate konkrete veçse sipas kabinetit të zv.kryeministrit Bislimi, gjatë javës do të ketë takim mes kryenegociatorëve në Bruksel.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e Rregullores, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për popullsinë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që preket nga vendimi. Serbët në Kosovë, për vite të tëra kanë pranuar para kesh me dinarë nga buxheti i Serbisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori