LAJMI I FUNDIT:

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Shteti gjerman po e jep falas një rezidencë të madhe me 17 hektarë tokë, aktualisht në pronësi të Berlinit, pas dekadash përpjekjesh të kota për të gjetur një blerës.

Zyrtari i financave të qytetit berlinez, Stefan Evers njofton se shteti është i gatshëm t’ia fal ndërtesën dhe pasuritë përreth saj “të interesuarit”, raporton thetelegraph.

Cili është problemi? Shteti nuk kërkon më të paguajë shpenzime astronomike të mirëmbajtjes, por është interesante se si nuk interesohet asnjë nga qytetarët?!


Problemi është me ish-pronarin, i cili është i lidhur drejtpërdrejt me të kaluarën e errët të Gjermanisë.

E kemi fjalën për ministrin e propagandës, Joseph Goebbels, një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe besnik të udhëheqësit nazist gjerman, Adolf Hitlerit.

Ai urdhëroi ndërtimin e vilës në vitin 1936 dhe e përdori për festa dhe shoqërim me personalitete të sferave të ndryshme.

Pas rënies së regjimit nazist, aleatët e përdorën vilën si spital ushtarak, përpara se të kalonte në duart e sovjetikëve të cilët e kthyen në një kamp rinie.

Ndërtesa dikur luksoze, e vendosur 16 kilometra larg Berlinit, është braktisur që nga viti 2000 dhe është e rrethuar nga një pyll i dendur. Afër saj gjendet liqeni Bogense.

Shteti i Brandenberg deri më tani ka hezituar ta marrë pronësinë e ndërtesës sepse kostot e rinovimit do të shkojnë deri në 350 milionë euro, sipas transmetuesit gjerman ZDF.

Evers paralajmëroi se shteti nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse ta rrënojë pallatin nëse nuk gjejnë të interesuar.

Ndryshe, shembja shtetit gjerman pritet t’i kushtojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori