Pozita e opozita shprehen të ndara sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga disa vende evropiane duke lënë Kosovën jashtë agjendës zyrtare të 16 e 17 majit kur pritje votimi për hyrjen e saj në organizatën e rëndësishme evropiane.
Pozita e opozita shprehen të ndara sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga disa vende evropiane duke lënë Kosovën jashtë agjendës zyrtare të 16 e 17 majit kur pritje votimi për hyrjen e saj në organizatën e rëndësishme evropiane.
Agjenda e Këshillit të Ministrave 16 e 17 maj nuk përfshin Kosovën sikurse ishte paralajmëruar, por ambasadori gjerman Jorn Rohde ka thënë se kjo mund të ndryshojë teksa ka pasur edhe një porosi për Kosovën, duke aluduar në formimin e asociacionit si kusht për të marrë dy të tretat e votave të nevojshme.
Nga pozita thonë se kriteri për asociacionin është vendosur pasi është miratuar raporti i Dora Bakoyannis, i cili mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për të kaluar drejt vendimit final.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka deklaruar për KosovaPress se mos vendosja e Kosovës në rendin e ditës në takimin e Këshillit të Ministrave me kushtëzimin për themelimin e asociacionit është e padrejtë, pasi Kosova ka përmbushur kriteret dhe rekomandimet për anëtarësim.
“Është deklaruar që nuk do të jetë në agjendë. Kjo është e padrejtë, sepse edhe në raportin e Dora Bakoyannis, edhe në Këshillin e Evropës është votuar me ato rekomandime dhe kritere të cilat i kanë thënë. Tash është e padrejtë për Kosovën të ketë edhe një kriter shtesë në Këshillin e Ministrave. Sipas bashkësisë ndërkombëtare çdoherë kur duhet në ndonjë mekanizëm që të futemi, ne duhet vënë ndonjë autonomi apo diçka, po e zëmë në UNESCO nëse futemi, në Interpol, a duhet çdo mekanizëm që të futemi të dëmtojmë vendin? Është kriter i vendosur pasi është miratuar raporti dhe është votuar në KiE”, tha Bajqinovci.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, konsideron se Qeveria Kurti ka humbur tashmë hapin drejt anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës. Ai për këtë fajëson vetë qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për shkak të zotimit para faktorit evropian se do ta bëjë asociacionin.
“Tashmë shpërfaqet e vërteta që parimisht Qeveria ka pranuar asociacionin para faktorëve relevantë ndërkombëtarë evropianë dhe të tjerëve, ndërsa në anën tjetër nuk ka filluar implementimin sipas marrëveshjes së premtuar. Njëkohësisht tani kemi reagim të hapur të vendimmarrjes evropiane dhe amerikane në raport me atë që Qeveria Kurti ka premtuar dhe nuk e ka mbajtur fjalën. Pra, asnjëherë nuk ka qenë në agjendë dhe nuk ka qenë kushtëzim asociacioni siç është tash në këtë situatë. E dëmshme politikisht dhe gjithë aspektin e dimensionit të shtetit të Kosovës…05:22 Qeveria nuk ka bërë mirë kur është zotuar para faktorit evropian që do ta bëjë asociacionin dhe do ta dërgojë, dhe kanë dërguar letër tre liderët e vendit, dhe nuk është mirë dhe nuk ka qenë as praktikë që të thuhet dhe të shkruhet diçka tjetër dhe të veprohet diçka tjetër…Nuk do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese draftin, sepse tashmë edhe ashtu ne e kemi humbur hapin për anëtarësim në KiE dhe rrezikojmë që të mbesim pa anëtarësim në KiE, por pak më vonë më asociacionin e bërë. Pra, në një formë do ta bëjë asociacionin Qeveria Kurti, por anëtarësimin mund ta humbim”, tha Shala.
Se Qeveria ka bërë veprime jo të mira dhe në dëm të shtetit të Kosovës e thotë edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. Sipas tij, kushtet e vendosura nga miqtë e Kosovës, janë fatkeqësia më e madhe për vendin, teksa draft-statutin evropian për asociacionin e quan të rrezikshëm për shtetin e Kosovës.
“Ne kemi vlerësuar rreziqet e gjitha këtyre skenarëve, por edhe kemi treguar papërgjegjësinë që ka pasur qeveria në këtë proces, mbi të gjitha mospërfillja e zotimeve të liderëve tregon shumë, ose shumë në pa besueshmërinë që ka faktori ndërkombëtar në atë që është punuar në vitet e kaluara. Kjo e dëmton të ardhmen tonë, por edhe fuqizimin e subjektivitetit të jashtëm si kërkesë permanente e jona që të jemi pjesë e mekanizmave të rëndësishëm ndërkombëtar…Ne kemi kërkuar që qeveria mos të vijë deri në situatën ku parashtrohen kushte, sepse gjatë gjithë kohës në këtë proces që këta kanë vepruar në dialog është pjesë e detyrueshme kushtet, të cilat janë vendosur dhe kjo është treguar se qeveria ka qenë e paaftë, nuk ka përdorur mekanizma diplomatik, por mbi të gjitha nuk ka kooperuar me ato shtete që kanë qenë partnere dhe mbështetëse të Republikës së Kosovës. Kushtet e vendosura janë nga miqtë e Kosovës, e kjo është fatkeqësia më e madhe në çfarë situate kemi ardhur… Drafti është i keq, e minon shtetësinë e Kosovës, Qeveria Kurti ka luajtur me togfjalëshin e nënshkrimit të një marrëveshje të përgjithshme, por e cila si qendër nuk e ka pas njohur,” tha Zemaj.
Njohësi politik, Dritëro Arifi thotë se Qeveria e Kosovës ka qenë në dijeni paraprakisht se nuk mund të jetë pjesë e Këshillit të Evropës pa formimin e asociacionit.
“Për fat të keq ndodhi ajo çfarë ndodhi dhe Kosova mbeti jashtë agjendës, por shpresojmë për ndonjë mrekulli nëse mund të ndodhë ndonjë lëvizje politike që të paktën të jemi në agjendë që edhe mund të anëtarësohemi. Por, po vërehet që niveli politik i vendeve anëtare të KiE-së duke filluar nga dy vende të fuqishme siç janë Gjermania dhe Franca kanë vendosur disa kushte politike për të cilat Qeveria e Kosovës paska qenë e njoftuar sipas ambasadorit gjerman. Pra në një mënyrë çdo gjë është ditur paraprakisht që në fazën e parë kur kemi bërë kërkesën…Kjo është e dëmshme, sepse ku është gjeopolitika, kontinentet e Evropës, është shumë me rëndësi një anëtarësim i tillë për Kosovën. Do të ishte një shpërthim i madh politik në skenën ndërkombëtare, ky do të ishte një hap i madh drejt anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare…Qeveria për fat të keq ka manipuluar, sepse e ka ditur që në fillim, ne gjithë e kemi thënë që është kusht, qeveria ka refuzuar që është kusht. Ne e dimë që aspektet juridike Kosova i ka plotësuar është e vërtetë, ky është kusht i vështirë, por që qeveria më herët (është dashur) të jep fjalën se çfarë duhet dhe si të bëjë. Kam frikën që mund të ndodhë historia e njëjtë me demarkacionin, se sa kohë kemi humbur”, tha Arifi.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se asociacioni nuk ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në KiE, ndonëse ka pranuar se disa vende anëtare të KiE kanë kërkuar një gjë të tillë, duke nënvizuar se kjo është kërkesë e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare.
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 16-17 maj, në sfondin e 75-vjetorit të organizatës, ndërsa një ditë më herët, kur pritej votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, ministrat e Jashtëm do të marrin pjesë në një ceremoni për 75-vjetorin e Këshillit të Evropës.
Megjithatë, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde sot ka thënë se rendi i ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave mund të ndryshojë në momentet e fundit, duke mos dhënë më shumë detaje. Ai ndërkaq ka paralajmëruar Kosovën se duhet të merr një vendim të guximshëm, duke aluduar kështu në krijimin e asociacionit, për të marrë votat e nevojshme për anëtarësim në organizatën evropiane.
Agjenda aktuale e KiE më 16 e 17 maj do të përfshijë masat që Këshilli i Evropës po vazhdon të merr në përgjigje të agresionit të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës, zbatimin e Deklaratës së Rejkjavikut miratuar në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në 2023 dhe miratimin të një Konvente Kuadër për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e Ligjit.
Në fund të takimit, Lihtenshtajni do t’i dorëzojë Lituanisë Presidencën e Komitetit të Ministrave. Ministrja e Lihtenshtajnit për Punët e Jashtme, Arsimin dhe Sportin, Dominique Hasler, do të bëjë vlerësimin e presidencës së saj. Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Shimonyte, do të prezantojë prioritetet e Presidencës së vendit të saj.
Të premten më 17 maj në ora 13:00 është caktuar një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Lihtenshtajnit, kryeministrin e Lituanisë dhe sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Maria Pejçinoviq Buriq.
Zëdhënësi i KiE Daniel Holtgen, deklaroi më 8 maj se çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave dhe se nuk dihet kur mund të jetë, duke mos dhënë më shumë hollësi.
Kosova muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësim në këtë organizatë. Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e shndërruan në kusht për votën e tyre hedhjen e hapave konkretë nga Kosova për themelimin e asociacionit, në bazë të një projektstatuti të hartuar nga diplomatë perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor 2023, por që kryeministri Albin Kurti e cilësoi të papranueshëm një kushtëzim të tillë.
Marrëveshja për formimin e asociacionit është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje