LAJMI I FUNDIT:

Propozimi i PS për opozitën që mori mbështetjen e ndërkombëtarëve, flet Basha

Propozimi i PS për opozitën që mori mbështetjen e ndërkombëtarëve, flet Basha

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha foli për projekt-rezolutën e integrimit të propozuar nga kryeministri Edi Rama që u mbështet edhe nga ambasada e SHBA.

Ai u shpreh qartë duke theksuar se do të kishte një votim të kësaj rezolute vetëm nëse do të pranoheshin në Kuvend propozimet e PD për heqjen e imunitetit dhe vettingun e politikanëve, raporton TCH.

“Me propozimin për vettingun e politikanëve, që mesa duket pas 6 muajsh duan ta fusin në diskutimet e parlamentit. Padyshim që nëse PS do të votojë diçka të tillë bashkëpunimi duhet të jetë bipartisan. Kështu PD do të jetë e gatshme në çdo moment të punojë për interesin publik në mënyrë transparente.


Nuk ka nismë, është një deklaratë qesharake që nuk i shkon një qeverie. Të vetmit që kanë bërë propozime gjithëpërfshirëse dhe transparente, jemi ne. Interesi publik është që politikan t’i nënshtrohen hetimit të pasurisë”, tha ndër të tjera Basha.