LAJMI I FUNDIT:

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Një aeroplan mallrash Boeing është detyruar të aterronte në aeroportin e Stambollit pa rrotën e përparme të uljes.

Askush nuk u lëndua në incident, në një fluturim të operuar nga kompania e dërgesave FedEx, sipas ministrisë së transportit të Turqisë, raporton theguardian.

Aeroplani Boeing 767, që fluturonte nga aeroporti Charles de Gaulle i Parisit, informoi kullën e kontrollit të trafikut ajror në aeroportin e Stambollit se pajisjet e uljes nuk ishin hapur ndërsa më pas aterroi sipas udhëzimeve të kullës.


Shërbimet e urgjencës ishin në pritje pas uljes. Ministria nuk dha ndonjë arsye për dështimin e pajisjes së uljes dhe se ekipet e saj po kryenin ekzaminimet në vendngjarje si pjesë e një hetimi.

Videoja e incidentit tregon rrotat e pasme të aeroplanit duke prekur tokën, të ndjekur nga trupi i tij, me shkëndija dhe tym që shihen nga pjesa e poshtme. Aeroplani më pas ndalon, duke mbetur në pistë.

Ndryshe, incidenti vjen në një kohë kur të dhënat e sigurisë së Boeing janë nën hetime intensive pas një sërë krizash dhe çështjesh sigurie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori