LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Miratohet Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës sot miratoi Projektligjin për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, përgjegjësi e së cilës është ofrimi i shërbimeve të kontrollit të navigacionit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëri të ditur se ky projektligj është hartuar në bazë të rregullave të përcaktuara me Rregulloren e Qeverisë së Kosovës.

“Janë marrë për bazë të gjitha Direktivat e BE-së, që ndërlidhen me shërbimet e navigacionit ajror të transpozuara përmes akteve nënligjore nga Autoriteti i Aviacionit Civil, siç edhe e obligon Marrëveshja shumëpalëshe për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit”, ka shkruar ai.


Aliu tutje tha se ky projektligj ka për qëllim sigurimin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës për të cilën ka përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve të kontrollit të navigimit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Republikës së Kosovës. Hartimi i këtij projektligji me propozimet për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë për sundimin e ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori