LAJMI I FUNDIT:

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Policisë suedeze iu deshën plot 40 kilometra për të zgjuar shoferin që e kishte zënë gjumi pas timonit të një Tesla.

Shoferi i paidentifikuar i Model X u pikas nga një shofer tjetër, i cili dyshoi se kishte parë një veturë Tesla në korsinë e majtë të kalimit, pa sinjalizimin e kthesës të ndezur dhe mjetin që ishte gati të parakalonte, transmeton Telegrafi.

Kur iu afrua, pa se shoferi ishte pa ndjenja pas timonit. Ai thirri policinë dhe patrulla mbërriti në kohë rekord, por oficerët nuk dinin si ta zgjonin.


Ata nuk ishin në gjendje të shtynin apo drejtonin veturën, por më në fund shoferi u zgjua vetë. Ai ishte aq i frikësuar sa që papritmas goditi timonin dhe për pak sa nuk goditi automjetin e policisë.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua dhe shoferi i Tesla më vonë shpjegoi se ishte i lodhur.

“Më vjen turp, ishte nga lodhja. Kam pasur një Tesla me autopilot, që e bënte vozitjen shumë komode”, tha ai në polici.

Burri përfundimisht u akuzua dhe u dënua për drejtim të pakujdesshëm. Ai tha se nuk kishte fjetur një natë më parë dhe ishte i stresuar sepse i duhej të shkonte me veturë për në punë.

Përdorimi i autopilotit, siç thotë Tesla, kërkon një shofer të matur, i cili duhet të monitorojë trafikun dhe të mbajë duart në timon. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ky është kamioni i vitit

Ky është kamioni i vitit

Auto
A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?

A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?

Auto
Sistemet e asistencës në drejtimin e automjetit: Pse shoferët përdorin gjithnjë e më shumë celularët?!

Sistemet e asistencës në drejtimin e automjetit: Pse shoferët përdorin gjithnjë e më shumë celularët?!

Auto
A e shkatërron motorin dhe baterinë sistemi start-stop?

A e shkatërron motorin dhe baterinë sistemi start-stop?

Auto
Vetura e zgjuar nuk di të vet-parkohet

Vetura e zgjuar nuk di të vet-parkohet

Auto
Kështu duket kombi VIP

Kështu duket kombi VIP

Auto
Kalo në kategori