Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në takimin me Gironën që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 4-2.
‘Los Blancos’ në anën tjetër fituan sot (e shtunë) duelin ndaj Cadizit me rezultat të pastër 3-0, falë golave të shënuar nga Brahim Diaz, Jude Bellingham dhe Joselu.
Madrilenët po udhëheqin tabelën e La Ligës me 87 pikë, 13 më shumë se Girona në vendin e dytë dhe 14 më shumë se Barcelona në vendin e tretë, duke siguruar kështu matematikisht titullin kampion, teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur deri në përfundim të sezonit.
Hera e fundit kur Real Madridi ishte shpallur kampion i La Ligas ishte në sezonin 2021/2022, sezon të cilin e mbyllën me 86 pikë të grumbulluara, duke lënë pas Barcelonën me 73 sosh.
Në një sezon që dukej që do të ishte një fatkeqësi për madrilenët, Carlo Ancelotti ia doli të menaxhojë mirë pengesat që i hasi klubi gjatë rrugës, për të fituar titullin e 36-të të ligës në histori të klubit.
🙌 ¡SOMOS LOS CAMPEONES DE LALIGA 2023/24! 🙌 pic.twitter.com/jSGlGbooKv
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 4, 2024
Shumëkush mund të kishte menduar se me mungesat kyçe të Thibaut Courtois, Eder Militao dhe David Alaba, tri shtyllat kryesore të fazës së mbrojtjes, Real Madridi nuk do të kishte mundësi që të luftonte për trofe, por këtë e ka dëshmuar ndryshe tekniku italian.
Andriy Lunin bëri një hap para në mungesë të Courtois duke mos lënë tifozët e Real Madridit që të ndiejnë mungesën e belgut, ndërsa në anën tjetër Antonio Rudiger u bë lider i fazës së mbrojtjes.
Nuk ka shumë nevojë për të komentuar formën e Jude Bellingham, i cili që në sezonin debutues arriti të shënojë +20 gola në të gjitha garat, duke u bërë një ndër lojtarët kryesor të cilit i atribuohen meritat pse klubi mbretëror ka mundësinë ta mbyll sezonin me tre trofe të fituar.
Pasi siguruan titullin kampion në Spanjë, fokusi tani për Real Madridin do të vendoset tërësisht tek dita e mërkurë, aty ku do të jenë nikoqir të Bayern Munich për ndeshjen e dytë të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Një fitore eventuale, do t’ia siguronte Real Madridit finalen e madhe e cila do të mbahet më datë 1 qershor në qytetin e Londrës aty ku si kundërshtar do ta kishin fituesin e ndeshjes PSG/Dortmund./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/sondazhi-380x233.jpg)
Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm
![Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-euro-2024-2-380x233.jpg)
Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë
![Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Daku-Rashid-1-380x233.jpg)
Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të
![Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/perez-2-380x233.png)
Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit
![Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-1-380x233.jpg)
Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme
![Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/musiala-2-380x233.jpg)
Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë