LAJMI I FUNDIT:

“Zhduken” afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

“Zhduken” afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Rreth 498 mijë dollarë, fonde të destinuara për rindërtimin e periferisë së Kievit të dëmtuar rëndë, “janë zhdukur”.

Këtë e bëri të ditur së fundmi Shërbimi i Kontrollit Shtetëror të Ukrainës.

Borodianka, dikur qytet me 12 mijë banorë, ka pësuar një shkatërrim masiv në javët e para të pushtimit rus.


Që atëherë, janë ndarë fondet për rindërtimin e saj, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Lexo po ashtu Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

E financime të konsiderueshme janë ndarë edhe për vende tjera që mbajtën peshën e sulmeve fillestare ruse.

Por, një auditor i këshillit të qytetit ka zbuluar një mospërputhje të madhe në lidhje me dritaret plastike-metalike të cilat ishin shkruar si të instaluara, por nuk u vendosën kurrë.

Auditorët zbuluan gjithashtu edhe se blerja dhe instalimi i materialeve me çmime mbi çmimin e tregut ka rezultuar në një humbje prej 131 mijë dollarëve.

Shërbimi i Kontrollit Shtetëror të Ukrainës ka bërë thirrje për “kontroll të plotë” të financimeve të rindërtimit, duke theksuar se Prokuroria e Përgjithshme do të përcaktojë nëse ka pasur shkelje kriminale apo jo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Kalo në kategori