LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora ishte veshur me një xhaketë lëkure artificiale të kuqe në New York City të premten teksa doli për drekë me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

Këngëtarja 33 vjeçare, shkëlqente me xhaketën e kuqe prej lëkure dhe një palë pantallona të shkurtra. Ajo u vesh me çorape të zeza të hapura dhe çizme të zeza që shkonin më poshtë gjujve.

Rita mbante një çantë të madhe të zezë me vete, e cila kishte disa prerje të rrumbullakëta të ndryshme madhësish, shkruan DailyMail.


Burri i saj, regjisori Taika dukej i rilindur me një xhup të zi dhe xhinse të errëta me stil të gjera, një palë atlete të bardha të reja.

Rita Ora dhe Taika Waititi marrin vëmendjen me veshjet me ngjyra të ndezura rrugëve të New Yorkut
Lexo po ashtu Rita Ora dhe Taika Waititi marrin vëmendjen me veshjet me ngjyra të ndezura rrugëve të New Yorkut

Taika përfundoi pamjen e tij me një çantë të verdhë të kryqëzuar me trup, syze të zeza dielli dhe një kapele bejsbolli të zezë të vendosur prapa.

Kjo paraqitje e Ritës vjen pasi artistja u duk e mahnitshme në një pallto të gjatë portokalli të zbehur ndërsa mori pjesë në një provë të veshjes në New York City para mbrëmjes vjetore, Met Gala, që do të mbahet të hënën.

Nën pallto, ajo mbante një veshje të errët portokalli dhe përfundoi pamjen e saj të plotë të markës “Burberry” me një çantë të bukur në stilin shalqi.

Met Gala do të zhvillohet më 6 maj dhe do të prezantohet nga ylli i “Challengers”, Zendaya, bashkë me superstarin e muzikës Bad Bunny, Chris Hemsworth dhe Jennifer Lopez.

Rita së fundmi ndoqi hapat e Beyonces për të lansuar në treg një linjë produktesh për flokë të bashkëthemeluar nga ekspertja australiane e flokëve Anna Lahey.

Produktet e ‘Typebea’ përfshijnë shampon dhe balsam standard, por edhe “peptid të rritjes gjatë natës” dhe “trajtim hidra-shkëlqyes”. Ajo njoftoi linjën e flokëve, pothuajse tri vjet në bërje, më 2 prill dhe zbuloi datën e lansimit të enjten më 7 prill.

Rita zbuloi se linja e flokëve ishte një projekt prej tri vitesh, ndërsa në fund e hodhi në treg atë për fansat e saj.

Sikur të mos mjaftonte, Rita Ora ka nënshkruar kontratë gjithashtu për t’u bërë pjesë e një filmi thriller/aksion të regjisorit Drew Kirsch të titulluar “He Bled Neon” krahas ish-yllit të NFL, Marshawn Lynch, dhe aktorëve Joe Cole dhe Jack O’Connell. Një përmbledhje e filmit thotë: “Pasi vëllai i tij i huaj vdes në mënyrë misterioze, Ethan'(Joe) udhëton për në Las Vegas për varrimin dhe zbërthen një rrjet të errët të krimit, duke e detyruar atë të përballet me të kaluarën e tij ndërsa zhytet në nën botën e qytetit për të zbuluar të vërtetën, duke rrezikuar gjithçka që ka të shtrenjtë në proces”.

Rita tha: “Unë kam 13 këngë në Top 10 në Britaninë e Madhe pa lindur këtu dhe vetëm puna e vështirë më çoi këtu – së bashku me mbështetjen e familjes, miqve dhe fansave. Prandaj, jam e vendosur të vazhdoj. Unë dua të bëj më shumë filma, më shumë televizion dhe më shumë modë. Unë dua të krijoj në të gjitha platforma sepse unë u rrita duke parë idhujt e mi si Madonna, Whitney Houston, Aaliyah, Cher dhe Marilyn Monroe. Ato treguan se nuk duhet të mbetesh në një gjë, mund të bësh gjithçka. Krijimi nuk është i kufizuar në një departament – dhe kjo është ajo që unë dua për atë që bëj”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Magazina
Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Magazina
Kalo në kategori