Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë tha se heroi Kodra u aktivizua politikisht gjatë rinisë së tij të hershme, ndërkaq pas kthimit nga perëndimi u angazhua maksimalisht në organizimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti para deputetëve të Kuvendit tha se Ilaz Kodra u aktivizua politikisht gjatë rinisë së tij të hershme, duke marr pjesë në demonstratat e vitit 1981, 1988, 1989, 1990 kundër shtypjes politike dhe diskriminimit të shqiptarëve nga pushteti i Serbisë.
Kryeministri tutje tha se Ilaz Kodra në nëntor të vitit 1991 së bashku me Fadil Kodrën, Adem Jasharin e të tjerë iu bashkuan grupit të dytë të vullnetarëve që u stërviten ushtarakisht në Shqipëri nga oficerët e Armatës shqiptare, raporton Telegrafi.
“Atë kohë Ilaz Kodra ishte 25 vjeç…”, tha Kurti.
Sipas kryeministrit Kurti, Ilaz Kodra pas kthimit nga Gjermania u angazhua maksimalisht në organizimet e UÇK-së.
Kryeministri më tej citoi një pjesë të intervistës që dëshmori Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman.
“Ne luftojmë që okupatorin serb ta përzëmë nga trojet tona. Populli shqiptar duhet të vendos vet për fatin e tij… nëse të gjitha metodat tjera diplomatike do të dështojnë ne do të veprojmë me metoda tjera për çlirimin e Kosovës. Ne do të luftojmë sepse jemi në vendin tonë dhe këtu do të vdesim.. Jeta është më e çmuara dhe nuk ka më të çmuar se jeta… vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta dhe ne jemi në gjendje me dhanë edhe jetën për liri”, ishte shprehur Kodra, citoi Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje