LAJMI I FUNDIT:

U ndërpre ndeshja shkaku i sulmit ndaj gjyqtarit, skuadra vendase kërkon falje publike

U ndërpre ndeshja shkaku i sulmit ndaj gjyqtarit, skuadra vendase kërkon falje publike

Ndeshja mes Kikës dhe Vushtrrisë në kuadër të Grupit B në Ligën e Parë, nuk ka pasur fund të mirë.

Në fakt kjo ndeshje është ndërprerë në minutën e 80-të, kur tre futbollistë të skuadrës vendase kanë sulmuar gjyqtarin kryesor Rrezart Hasani.

E gjitha filloi kur gjyqtari prishtinas përjashtoi me karton të kuq brazilianin Talisson, derisa ai së bashku me dy shok të skuadrës e sulmuan atë.


Hasani nuk hezitoi dhe përfundoi ndeshjen pas sulmit që pësoi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i skuadrës nga Hogoshti, që nëpërmjet një komunikate kanë kërkuar falje.

“Ndjenja e keqardhjes është e natyrshme në rastin e ndeshjeve të tilla, por është e rëndësishme të ruajmë respektin për vendimet e gjyqtarit dhe integritetin e lojës. Është e rëndësishme që si klub të marrim përgjegjësi për veprimet e lojtarëve tanë dhe të analizojmë situatat për të shmangur përplasje të tilla në të ardhmen”.

“Sfidat e lojës duhet të trajtohen me sportivitet dhe respekt për të gjithë pjesëmarrësit në fushë. Gjithashtu ne si klub falënderojmë publikun që me sportivitet e ka marrë vendimin e gjyqtarit. Kika mbi të gjithë”, ka shkruar në reagimin e KF Kikës. /Telegrafi/