LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se gruaja e tij merr fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë është demantuar nga Departamenti amerikan i shtetit.

Në një shkrim të publikuar nga Vudi Xhymshiti me datë 22 mars 2024, përmes të cilit pretendon se mes gruas së Zëvëndës Ndihmës Sekretarit, Gabriel Escobar, ka lidhje të raportuara  financiare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë .

“Gjetjet e mëtejshme nga The Frontliner Magazine për një kontratë ligjore midis McGinnis Lochridge LLP dhe Qeverisë së Republikës Srpska, të datës 23 dhjetor 2019, shtojnë një shtresë të re intrigash. Kjo kontratë, e cila parashikon pagesa mujore prej 80,000 dollarë për firmën ligjore për këshillimin dhe përfaqësimin e Republikës Srpska në çështjet ligjore ndërkombëtare, hedh një qendër të vëmendjes në lidhjen familjare midis Manuel Escobar, një partner në firmë, dhe Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike”, ka shkruar Xhymshiti.


Xhymshiti në këtë shkrim gjithashtu ka shtuar se “ky zbulim është veçanërisht prekës duke pasur parasysh rolin kritik të Gabriel Escobar në dialogun delikat Kosovë-Serbi. Megjithëse lidhjet e supozuara familjare nuk barazohen në thelb me konflikte interesi, në sferën e nuancuar të diplomacisë, ato mund të nxisin perceptime të njëanshmërisë, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë e nevojshme në negociata kaq të ndjeshme”.

Mirëpo, këto pretendime të ngritura nga Vudi Xhumshiti janë demantuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigje me shkrim për Sbunker dhe i kanë konsideruar të pavërteta.

“Këto pretendime të bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme. Gruaja e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Escobar nuk ka marrë asnjëherë fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. As DAS Escobar nuk ka ndonjë lidhje familjare me partnerin e supozuar në firmën ligjore të Teksasit McGinnis Lochridge LLP. Është e papërgjegjshme të publikohen të tilla falsifikime”, kanë thënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjithashtu, nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se inkurajojnë çdo gazetar që të kontrollojë faktet përpara se të përhapë thashetheme ofenduese dhe të pabaza. Duke shtuar se në lidhje me këtë çështje të përgjithshme, dezinformimi përbën një kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike.

“Ai helmon diskursin social, përkeqëson ndarjet dhe përfaqëson një kërcënim të sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë”, kanë theksuar ata. /Sbunker/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori