LAJMI I FUNDIT:

Toyota bZ3C dhe bZ3X do t’i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Toyota bZ3C dhe bZ3X do t’i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Këto janë dy automjetet e ardhshme me bateri elektrike që Toyota do të shesë në Kinë.

Ato janë quajtur bZ3C dhe bZ3X dhe kanë debutuar në panairin e automjeteve në Pekin.

Toyota i prezantoi këto dy modele në panairin më të rëndësishëm të automjeteve në Kinë vitin e kaluar, por në atë kohë, ato ishin koncepte të njohura si bZ Sport Crossover Concept dhe bZ FlexSpace Concept.


Versionet e prodhimit janë shumë të ngjashme me këto koncepte dhe Toyota synon t’i shesë të dyja në tregun kinez brenda vitit të ardhshëm.

Dikush do të priste që Toyota të lëshonte një mori detajesh dhe specifikash rreth bZ3C dhe bZ3X, por deri në kohën e shkrimit, kjo nuk ka ndodhur.

Kështu, dihet pak për dy modelet, si sa do të kushtojnë ose detajet e sistemeve të tyre elektrike. /Telegrafi/