Gjashtë persona nën hetim janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për rastin e katër serave të mbyllura me kanabis që u gjetën në fshatin Rërëz të Beratit.
Bëhet e ditur se, të mërkurën u ekzekutuan masat e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht: S.H. banues në Koplik, Malësi e Madhe; A.V. banues në Drenovicë, Berat; M.M. banues në Gruemirë, Malësi e Madhe; L.B. banues në Demiraj, Malësi e Madhe; S.S. banues në Demiraj, Malësi e Madhe; A.Ç. banues në Vodëz, Kuçovë, Berat.
Siç bëhet e ditur, gjashtë personat e arrestuar dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Në katër serat e gjetura në fshatin Rërëz, më 10 nëntor të 2022, u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave.
Po ashtu, në sera u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur me material bimor lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 871.4 kg, kërcej bimësh e pleh kimik, peshore elektronike, gërshërë metalike, dyshekë e jorganë, armë zjarri, aparate celularë, që iu sekuestruan, ku u arrestuan dhe po hetohen edhe aktualisht me masa të ndryshme sigurie 11 persona.
Si punonjëse në sera u identifikuan edhe 95 gra.
Roli i të arrestuarve në fermën e kanabisit
Ndaj të arrestuarve të djeshëm, disa nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati, ka dyshime se në bashkëveprim në grup të strukturuar kriminal, në muajt maj-qershor 2022, morën me qira disa parcela toke në Rërëz, Berat, ku pasi ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluan një linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike, dhe me të gjitha pajisjet e duhura, për kultivimin e bimës cannabis sativa, e ndërsa në periudhën shtator-tetor-nëntor, organizuan punën për procesin e tharjes, pastrimit e paketimit të sasive të lëndës narkotike, me qëllim shitjen e mëtejshme të tyre.
Për realizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm ata rekrutuan si krah pune disa gra nga qyteti e rrethinat, të cilat edhe i paguanin për punën që kryenin, duke u mbuluar të gjitha shpenzimet e transportit, e të tjera nevoja.
Në sera kishin krjuar edhe fjetore në 81 dyshekë me ajër. Për mbrojtjen e aktivitetit të paligjshëm kishin siguruar dhe armë zjarri, disa prej të cilave u sekuestruan.
Më konkretisht, i arrestuari S.H., shfaqet si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa.
I arrestuari A.V., ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ishte i përfshirë aktivisht në veprimtarinë prodhuese të narkotikëve. I arrestuari M.M., bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së personave (kryesisht të gjinisë femërore), të cilat kanë punuar në sera për të pastruar bimët narkotike cannabis sativa dhe ishte aktiv në instalimin e pajisjeve në sera.
Edhe i arrestuari L.B., shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë, Berat. Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit S.S. e A.Ç., të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme (gërshërë, thasë, qese etj.), për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe ushqime për fuqinë punëtore.
Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, por vazhdon të hetohet për fakte të tjera penale, apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit