LAJMI I FUNDIT:

Top 10 dribluesit më të mirë deri më tani në Albi Mall Superligën e Kosovës për 2023/24

Top 10 dribluesit më të mirë deri më tani në Albi Mall Superligën e Kosovës për 2023/24

Albi Mall Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit, derisa gara për titull është në piedestal.

Tri skuadra si, Ballkani, Llapi dhe Drita po luftojnë që të shpallen kampion, derisa në këtë pikë të sezonit kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro.


Kur edicioni po shkon drejtë kompletimit, Telegrafi në bashkëpunim me SofaScore kanë nxjerrë statistikat për dribluesit më të mirë në ligë.

Almir Kryeziu është dribluesi më i mirë në elitën e futbollit kosovar, ku ka 5.1 driblime për ndeshje me një saktësi 73 për qind.

Pas yllit të Ballkanit renditet ai i Malishevës, Drilon Hazrollaj, që ka arritur 4.9 driblime për ndeshje, me një saktësi 61 për qind.

Në vendin e tretë pozicionohet një tjetër lojtar i Ballkanit, Nazmi Gripshi, që ka arritur 4.2 driblime për ndeshje, me një saktësi 74 për qind.

Almir Ajzeraj i Dritës pozicionohet në vendin e katërt me 3.8 driblime për ndeshje, me një saktësi të lartë 76 për qind.

Duke e shikuar listën e plotë, mund të vëreni se Etnik Brruti i Malishevës është dribluesi me saktësinë më të lartë, pasi nga 3.1 driblime për ndeshje, ai ka saktësi 82 për qind. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Kalo në kategori