I deklaruar kundër projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu shpreson që të kundërshtohet parimisht nga të gjithë dhe të mos dërgohet në parlament.
Në studion e Ditarit me Denisa Pashollin, ai ripërsëriti qëndrimin e tij, duke theksuar se pas këtij ligji qëndrojnë grupet kriminale mafioze brenda dhe jashtë vendit për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve dhe fetuseve me qëllim përfitimi.
“Ky nuk mund të jetë ligj teknik, se lidhet me konceptin e familjes, të drejtën dhe diskriminimin e gruas, së fetusit, të fëmijës, konceptet e prindit në tërësi që familja përbëhet nga nëna dhe babai dhe fëmijët dhe jo nga prindi 1, 2, lidhet me elementë socialë dhe ha debate politike. Nuk është teknikë mjekësore e thjeshtë”, tha Shehu.
“Është diçka që prek natyrën njerëzore, parimet bazë të familjes dhe për mendimin tim është hedhur e sponsorizuar për t’u përdorur nga grupe mafioze, për të krijuar në Shqipëri një fermë të uteruseve, fetuseve që shpërndahen. Është më e thellë se ana mjekësore. Së dyti ana mjekësore. Uterusi nuk është kasafortë bankare, është organ biologjik i rëndësishëm ku bëhet ndërlidhja midis fetusit e nënës që e ka në bark. Fëmija krijon afinitet të ndërsjellë, fëmija njeh zërin e nënës, e cila shprehet me lëvizjet e fëmijës rrahjet e zemrës fëmija njeh ambientin e jshtëm nëpërmjet nënës”, shtoi ai.
Sipas Shehut, të dy kolonat e këtij ligji nëna surrogato dhe lehtësimi i procedurave të aborteve, janë kriminale, në një kohë kur shoqëria shqiptare, sipas Shehut nuk e kërkon një gjë të tillë dhe Parlamenti Europian e cilëson kriminale.
“Ligji ka dy elementë kryesore; uterusin me qira apo surrogato dhe lehtësimin e procedurave të aborteve. Të dy kolonat e ligjit janë kriminale, bien ndesh me të drejtat njerëzore dhe ekspozojnë gruan e fetusin. PE miratoi një rezolutë që e konsideron kriminal uterusin me qira. Pse hidhet sot ky ligj që nuk ka asnjë shtytje e interes nga publiku shqiptar, kur ka shumë elementë të tjerë që lidhen me jetën e vdekjen. Shqipëria ka shumë probleme. Ajo që ka funksionuar është kriminale. Ka funksionuar kundrejt pagesave të larta deri në 60 mijë euro për ata që e kanë bërë. Sa gra shqiptare do blejnë uterus? Numri do të jetë minimal. Po kërkohet të hapet treg ndërkombëtar në Shqipëri në funksion të bandave kriminale që u sjell atyre fitime”.
Shehu thekson se ky ligj bie ndesh me parimet universale të familjes dhe duhet rrëzuar në parim, pasi në të kundërt do të pasohet me ligje të tjerë si ai i martesave homoseksuale me pasoja të rënda për shoqërinë.
“Ky ligj bie ndesh me të drejtën, dinjitetin e fëmijës, fetusit dhe gruas. Ky ligj duhet rrëzuar në parim. Në shoqërinë shqiptare nuk ka asnjë kërkesë të tillë futet një ligj artificial. Është në bashkëpunim me grupe kriminale brenda dhe jashtë vendit. Shoqëria nuk mund ta pranojë këtë gjë se shkelet norma thelbësore, dhe do pasohet me ligjin e martesave homoseksuale. Duhet t’i qëndrojmë fort në parim këtyre ligjeve që të mos kemi pasoja të rënda për shoqërinë tonë”.
Kriminal Shehu e quajti edhe abortin, sipas të cilit qeveria duhet të mbështesë politikat pro lindshmërisë.
“Lindshmëria ka rënë, ku niveli minimal duhet të jetë 2.1 lindje për një grua. Duhen politika pro lindjes. Aborti është mjet kriminal vrasës. Është ligj kriminal. Kemi nevojë për të mbajtur e rritur popullsinë, për të mbështetur gruan, për t’u bërë nënë. E drejta universale e gruas nuk është aborti, por të bëhet nënë dhe duhet mbështetur me të gjitha politikat. Ligji në tërësi është gabim. Duhet hedhur poshtë dhe nëse ka nevojë të përmirësohet legjislacioni aktual. Shpresoj të ketë tërheqje dhe të mos sillet në parlament ky ligj. Të gjithë duhet ta ndjejnë veten të ofenduar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite