Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e parë të vitit edhe gjatë muajit mars.
Të dhënat zyrtare mbi Lëvizjen e Shtetasve tregojnë se numri i të huajve që hynë në territorin shqiptar në muajin e tretë ishte rreth 565 mijë apo 47.1 për qind më shumë se marsi i vitit 2023. Sipas INSTAT hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2024, janë 1.150.442. Ky tregues rezulton me një rritje 35,9%, krahasuar me Mars 2023.
Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2024, janë 1.175.710, duke shënuar një rritje me 39,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Operatorët turistikë presin që viti 2024 të jetë në tërësi një vit i mbarë për sektorin me një rritje dyshifrore e nxitur kjo nga promovimi ndërkombëtar që ka fituar vendi në mediat ndërkombëtare, rrjetet sociale por edhe marketimit si një vend ekonomik në raport me vende të tjera.
Grupet që priten të dominojnë edhe këtë verë janë italianët ndërkohë që ka një rritje edhe të spanjollëve të cilët po vijnë jo vetëm të organizuar por edhe individualë. Polakët ndërkohë mbeten grupi më i madh i organizuar.
Hyrjet e shtetasve
“Në Mars 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 585.467. Ky numër është rritur me 26,6%, krahasuar me Mars 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 564.975. Ky numër është rritur me 47,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, vlerëson INSTAT.
Si tremujor numri i të huajve në territorin shqiptar ka kaluar 1.5 milionë me një rritje 43.4 për qind.
Daljet e shtetasve
“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2024 janë 604.102. Krahasuar me Mars 2023, ky tregues është rritur me 30,6%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2024, janë 571.608. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 50,4%.
Në Mars 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 539.683 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 14.267 dhe 5.254 shtetas”, vlerëson INSTAT.
Në Mars 2024, krahasuar me Mars 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë: • rritje, për qëllime personale me 45,2%; • rritje, për qëllime pushime, vizite tek të afërm, etj. me 44,7%; • rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 2,1 herë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë