LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët nga Kosova dhe në këtë mënyrë kanë krijuar përfitime të paligjshme financiare në shumë prej të paktën 100 mijë euro.

Sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Krim të Organizuar (PKO), në bashkëpunim me Shërbimin për Luftën Kundër Krimit të Organizuar (ShLKKO) arrestimi i tyre ka ardhur për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale të falsifikimit të dokumenteve në periudhën nga prilli i vitit 2023 deri më sot, dhe për shpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Telegrafi.


Grupi i parë i organizuar kriminal, siç thuhet, përbëhej nga gjashtë persona, përkatësisht: M.N, N.G, V.S, L.R.S, S.B dhe N.P, ndërsa grupi i dytë i organizuar kriminal përbëhej nga 11 persona dhe përkatësisht: R.B, A.B, B.D, D.G, I.D, Z.V. , M.B, M.P, S.K, B.Gj dhe S.K

Siç shkruan portali serb “N1”, nga Prokuroria për krim të organizuar kanë thënë se “ekziston dyshim i bazuar se këto grupe të organizuara kriminale kanë prokuruar dhe krijuar dokumente të falsifikuara, përkatësisht: karta identiteti, kontrata e autorizime që kanë të bëjnë me blerjen dhe shitjen e ngastrave kadastrale në Kosovë në pronësi të personave serbë të zhvendosur nga Kosova, dhe në këtë mënyrë u mundësonin personave të nacionalitet shqiptar nga Kosova, të cilët janë të interesuar të marrin statusin e shtetasve të Serbisë, të regjistrojnë vendbanimin, të marrin shtetësinë dhe dokumentet personale”.

Gjithashtu, sipas portalit serb, personave të interesuar u janë dhënë vërtetime të falsifikuara, diploma të arsimit të mesëm dhe të lartë dhe në këtë mënyrë u kanë mundësuar që këto dokumente të falsifikuara t’i përdorin si të vërteta.

“Në këtë mënyrë kanë krijuar rreth 400 dokumente të ndryshme dhe kanë përfituar përfitime pasurore të kundërligjshme në shumën prej 100 mijë eurosh deri më tani”, citohet të ketë thënë Prokuroria.

Mes anëtarëve të këtyre dy grupeve të organizuara kriminale janë dy ofiqarë, një pjesëtar i MPB-së, një ish-punonjës i Universitetit “Megatrend” dhe një këshilltar i punësuar në Ministrinë e Arsimit të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori