LAJMI I FUNDIT:

Bajrami i reagon ministrit Krasniqi: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule a

Bajrami i reagon ministrit Krasniqi: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule a

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi lidhur çështjen e Grantit të Performancës Komunale.

Në një postim në Facebook, Bajrami i ka bërë thirrje ministrit të mos manipulojë faktet.

Ajo sqaroi se, pavarësisht anulimit të grantit nga Goran Rakiq, qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti kishte vënë Grantin e Performancës si pjesë të Ligjit të Buxhetit për vitin 2021.


Sipas saj, kjo veprimtari i jep grantit një fuqi juridike më të madhe në krahasim me vendimet e marra nga Rakiq.

“Ajo që ne kemi bërë është të fillojmë procesin. Procesi ka pasur kredibilitet të pakontestueshëm, dhe askund nuk kam thënë se ne e kemi bërë ligjin,” shtoi ajo, duke sqaruar pozicionin e saj dhe të partisë”, u shpreh deputetja Bajrami, duke iu referuar punës që LDK-ja kishte ndërmarrë gjatë mandatit të saj.

Ministri Krasniqi sqaron çështjen e Grantit të Performancës Komunale
Lexo po ashtu Ministri Krasniqi sqaron çështjen e Grantit të Performancës Komunale

Deputetja gjithashtu hodhi poshtë akuzat e ministrit Krasniqi për kontratat njëburimore në MAPL, duke argumentuar se ato janë thjesht subvencione për përfituesit fundor dhe se ndërtimi i shtëpive për komunitetet e margjinalizuara ishte një proces që përfshinë kontrata dhe prokurime të rregullta.

“Si mund të quhen këto shtëpi subvencione pa u ndërtuar në fillim?” pyeti ajo, duke e cilësuar praktikën si korruptive dhe duke theksuar nevojën për përgjegjësi.

Përballë këtyre kritikave, ministri Krasniqi kishte mbrojtur më parë pozicionin e qeverisë së tij, duke theksuar rritjen e fondeve për komunat dhe mbështetjen e madhe qeveritare si reflektim i angazhimit për zhvillim lokal.

Sipas ministrisë, buxheti për komunat është rritur ndjeshëm, shenjë e një qeverisjeje që ka të mirën e qytetarëve në qendër të politikës së saj.

Kjo përplasje zyrtare pasqyron një debat më të gjerë mbi menaxhimin dhe transparencën në financat publike në Kosovë, një çështje e cila vazhdon të jetë në fokus të diskursit politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori