Në qershor të vitit 2024 do të skadojë licenca e Terminalit Doganor në Ferizaj. Ndonëse terminali ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, Komisioni për shqyrtim dhe vlerësimin e kërkesës ende nuk ka shkuar në këtë Terminal dhe ende nuk ka asnjë përgjigje.
Në ankesën e kompanisë “Fitorja” thuhet se nëse do të mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia dhe shtete e tjera, të cilat e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95 për qind.
Lidhur me këtë çështje është deklaruar për KosovaPress, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili thotë se kjo çështje mbetet brenda Komisionit përkatës, dhe shton se do të trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera.
Aliu thekson se pretendimet nga ana e kompanisë dhe ato të Komunës së Ferizajt, do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave.
Megjithëse, terminali ka bërë kërkesë për ri-licencim në kohë, komisioni për shqyrtim dhe vlerësim të kërkesës ende nuk ka shkuar në këtë Terminal dhe me ç’rast nuk ka përgjigje.
Në ankesën e kompanisë “Fitorja” thuhet se nëse do të mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia dhe shtete e tjera, të cilat e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95%.
Megjithatë për këtë, Aliu thotë se duhet të ketë veprime që promovojnë zhvillimin ekonomik të vendit, dhe jo të dëmshme, raporton kp.
“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, thotë Aliu.
Duke komentuar ankesën e kompanisë “Fitorja”, në të cilën thuhet se në rast të mbylljes së këtij Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga Serbia, Aliu thotë se kjo nuk është në të mirën e vendit.
“Çështjen e terminalit, është ana procedurale, e cila ligjërisht do të trajtohet nga ana e komisionit dhe nuk mund të jap qëndrim. Natyrisht që neve na intereson që të mos kemi veprime të tilla që ndikojnë në ekonomi, por të cilat e promovojnë zhvillimin ekonomik në vend. Sigurisht se pretendimet nga ana e kompanisë, nga ana e Komunës së Ferizajt do të trajtohen mjaft seriozisht në mënyrë që të shohim cili do të jetë rezultati i kësaj”, shton Aliu.
Ndryshe, kompania “Fitorja” me seli në Ferizaj, operator i licencuar si Terminal i mallrave i është drejtuar me një ankesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar nga qeveria që t’i vazhdohet licenca e operimit.
“Nga mosvazhdimi i licencës, njëherësh mbyllja e terminalit, do të dëmtohet shteti ynë, dogana, bizneset dhe agjentët doganorë sepse nga këto ndryshime nuk do të përfitoj askush përpos kompanive transportuese ndërkombëtare si Serbia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi etj, të cilët e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me 95%, kurse 5 % të tjera janë kompanitë transportuese vendore të cilat nuk hyjnë në terminale për shkak të lehtësirave doganore”, thuhet ndër të tjera në ankesë.
Siç thuhet në ankesë, kompania “Fitorja SH.P.K” me seli në Ferizaj, është operator i licencuar si Terminal i mallrave që operon më shumë se 10 vjet në këtë sektor dhe si e tillë, bashkëpunimi me Doganën, Agjentët doganor, bizneset dhe palët tjera ka qenë shumë korrekt, duke mos pasur asnjë ankesë gjatë gjithë këtyre viteve.
“Ne besojmë se mosvazhdimi i licencës, njëherësh mbyllja e terminalit, së pari na dëmton neve si kompani sepse gjatë gjithë kësaj kohe kemi investuar vazhdimisht në këtë sektor.
Së dyti, do të dëmtohet shteti ynë, do të dëmtohet dogana, bizneset dhe agjentët doganorë sepse nga këto ndryshime nuk do të përfitoj askush përpos kompanive transportuese ndërkombëtare si Serbia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi etj, të cilët e përbëjnë pjesën më të madhe të transportit tokësor që operojnë në Kosovë me përqindje të lartë, në 95%, kurse 5 % të tjera janë kompanitë transportuese vendore të cilat nuk hyjnë në terminale për shkak të lehtësirave doganore”, thuhet ndër të tjera në ankesë.
Për këtë çështje, afër 300 biznese dhe rreth 30 agjentë doganor të cilët operojnë në Terminalin e Ferizajt kanë nënshkruar dy peticione të cilat u drejtohen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku shprehin shqetësimin dhe pakënaqësinë e tyre në lidhje me mosvazhdimin e licencës së terminalit në Ferizaj.
Në peticionin e nënshkruar nga agjentë doganor, ndër të tjera thuhet se nëse nuk vazhdohet licenca e operimit terminalit doganor, shumë agjenci doganore do të mbyllen dhe do të mbesin pa punë shumë punëtorë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles