Një dëshmitare që ka arritur ta sheh vrasësin e gazetares britanike Jill Dando, ka arritur atë ta identifikojë si komandantin e njësisë famëkeqe paramilitare serbe Millorad Ullemek i njohur si Legia.
Gruaja ishte duke lëvizur me veturë pranë vrasësit të Jill, i cili iku pasi qëlloi 37-vjeçaren para shtëpisë së saj të hënën e 26 prillit të vitit 1999. E këtë të premte bëhen 25 vite nga vrasja e saj, transmeton Telegrafi.
Në një deklaratë të dhënë në policinë britanike, dëshmitarja tha se kishte parë burrin duke u larguar me shpejtësi. Një muaj më vonë ajo kishte parë pamjet që i ka siguruar policia nga kamerat e sigurisë.
Gjykuar nga pamjet që Mirror ka arritur t’i sigurojë, i dyshuari ngjason shumë me Ullemekun, njësia e të cilit njihet për krimet që i ka kryer në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.
E pas publikimit të hulumtimit nga Mirror, ajo tha se “është ai”, ndërkaq e pyetur nëse është e sigurt, ajo shtoi: “Po, pa dyshim. Ka kaluar një kohë por e mbajë në mend fytyrën. Nuk i mbajë në mend emrat, por fytyrat shumë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251