LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai udhëheq do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.

Ai ka thënë se është i bindur në forcën organizative që ka partia e tij.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme. Nuk asnjë dyshim për këtë”, ka thënë Abdixhiku.


Abdixhiku është pyetur për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera.

“Të gjitha partitë duhet të jenë në garë. Pas zgjedhjeve mund të diskutohet për koalicione dhe besoj që do të jetë e shëndetshme, por jo para zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku premtoi se koeficienti do ta rris që në ditën e parë të qeverisjes, pasi sipas tij kjo është shumë lehtë e bëshme.

“Unë jam vazhdimisht në teren me qytetarët, duke e parë se çfarë kanë nevojë në të vërtetë. Tani ne jemi në diskutim për rritjen e koeficientit deri  në 150, por ky është projekti i shumë të tjerëve që i kemi.  Është aq i lehtë i bëshëm, sa që unë jam zotuar që në ditën e parë në Qeveri do ta bëjë”, tha Abdixhiku.

“Nuk është tema e dinarit në familjet tona, as e Serbisë, por familjet e Kosovës kanë probleme bazike të mirëqenies, duan të jenë në hap me rajonin”, tha ai.

Ai foli edhe për se ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se duhet të jap dorëheqje nga pozita e saj, për shkak të vrasjes së grave.

Abdixhiku tha se Haxhiu bëri fushatë në Maqedoni të Veriut, kur në Kosovë kishte ditë zie për vrasjen e grave.

Sipas tij, investimi kaq i madh i partisë në pushtet në fushatën zgjedhore në Maqedoni të Veriut, ka thënë se po i ndanë shqiptarët atje.

“Vazhdimisht kam thënë se çdo interferim i institucioneve të Kosovës në rajone shqiptare në Ballkan, është i dëmshëm. I dëmshëm dhe i pakuptimtë është edhe ndërhyrja në Luginë të Preshevës”, ka thënë Abdixhiku në KlanKosova.

Ai theksoi se pjesëmarrja në fushatë në Shkup dhe qytete tjera, po i kontribuon përçarjes së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori