LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi britanik në OKB: Jemi mbështetës afatgjatë i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës

Përfaqësuesi britanik në OKB: Jemi mbështetës afatgjatë i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara u diskutua për situatën e sigurisë.

Në fjalimin e përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, u tha se ky vend është mbështetës afatgjatë i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Ne jemi me përpjekjet e qeverisë për të përforcuar zbatimin e ligjit, për pronat nga viti 2016 në Deçan. Po ashtu jemi mbështetës të aspiratave edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai.


Ai theksoi se dyja vendet duhet të jenë të angazhuar edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Prania e grave të dhunuara gjatë luftës në Këshillin e Sigurimit shqetëson Vuçiqin dhe përfaqësuesin rus
Lexo po ashtu Prania e grave të dhunuara gjatë luftës në Këshillin e Sigurimit shqetëson Vuçiqin dhe përfaqësuesin rus

Britaniku shtoi se “mungesa e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, ka implikime negative për rajonin”.

Diplomati tha se edhe Kosova edhe Serbia duhet të jenë të përfshirë në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB përmendi edhe çështjen e dinarit, e për të cilin tha se kjo duhet të marrë zgjidhje.