LAJMI I FUNDIT:

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb – aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb – aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Futbollisti i njohur kroat, Luka Modric ka blerë një apartament në Zagreb të Kroacisë, raportojnë mediet kroate.

Modric, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 80 milionë dollarë, ka disa prona në Spanjë dhe në Kroaci.


Dhe tani, si duket ka blerë një penthouse në një ndërtesë luksoze në Zagreb, për të cilin mediet kroate sollën edhe pamje.

Modric ka kontratë me Realin deri më 30 qershor të këtij viti dhe ka gjasa të kthehet te Dinamo Zagreb për të mbyllur karrierën dhe për të jetuar.

Portali Capology, i cili merret me financat në futboll, ka llogaritur se sa ka fituar Modric deri më tani në karrierën e tij.

Portali i lartpërmendur shkruan se të ardhurat e Modric në karrierë së shpejti do të rriten në më shumë se 140 milionë euro, kapiteni i kombëtares së Kroacisë merr pak më shumë se 420 mijë euro në javë nga Real Madrid, që është afër 22 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Mike me Romeon, por a e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? - Efi Dhedhes befason me përgjigjjen

Magazina
Kalo në kategori