LAJMI I FUNDIT:

Superliga e Maqedonisë: Struga fiton, gabojnë Shkëndija dhe Shkupi

Superliga e Maqedonisë: Struga fiton, gabojnë Shkëndija dhe Shkupi

Xhiroja e 28-të buzëqesh vetëm për Strugën, pasi Shkëndija dhe Shkupi gabojnë në garën për titullin e kampionit.

Kampionët në fuqi, kanë marrë fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në kryeqytet, duke vazhduar kështu në krye të renditjen e Superligës së Maqedonisë së Veriut. Golin e vetëm që i dha fitoren dhe tre pikët skuadrës së Shpëtim Duros e realizoi Besart Ibraim në minutën e 24-t.


Ndërkohë kanë gabuar Shkëndija dhe Shkupi. Skuadra tetovare u mund nga Tikveshi në Kavadar me rezultatin 2:1. Golat për ekipin fitues i shënuan Spahiu dhe Maleski, përderisa për kuqezinjtë e Jeton Beqirit, realizoi Totre.

Shkupi në Kratovë nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Sileksit, në një terren të vështirë për lojë për shkak të rreshjeve të shiut që kapluan vendin gjatë ditës së sotme.

Me barazim 1:1 është mbyllur edhe ndeshja ndërmjet Gostivarit dhe Brera Strumicës, teksa fitore shumë të rëndësishme ka marrë Voska Sport që në kryeqytet mundi Vardarin me golin e vetëm të Açimovicit.

Ndeshjet e radhës dhe të xhiros së 29-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut do të luhen me 28 prill. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori