LAJMI I FUNDIT:

Pse Man City është ende në një seri prej 29 ndeshjeve pa humbje, pavarësisht se u eliminua nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve?

Pse Man City është ende në një seri prej 29 ndeshjeve pa humbje, pavarësisht se u eliminua nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve?

Manchester City ka zgjatur serinë e tyre si të pamposhtur me fitoren ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup, por tifozët kanë mbetur të hutuar.

City mbajti ‘gjallë’ shpresat për të fituar dy trofe falë golit të Bernardo Silvës në pjesën e dytë, që bëri që ata të sigurojnë një vend në finale ndaj Manchester United ose Coventry Cityt.


Silva ishte heroi në ‘Wembley’ pasi u eliminuan nga Real Madridi në mesjavë në Ligën e Kampionëve. ‘Los Blancos’ u treguan më të mirë në ekzekutimin e penalltive duke ia pamundësuar Guardiolës që të fitojë tripletën për herë të dytë radhazi.

Fitorja ndaj Chelseat bëri që seria e Cityt si ekip i pamposhtur të zgjatej në 29 ndeshje, duke thyer rekordin e klubit.

Disa nga tifozët ishin të hutuar se si City ende po e mban serinë si të pamposhtur, përderisa kanë dështuar që të fitojnë ndaj Real Madridit.

Sidoqoftë, ja ku është një shpjegim shumë i thjeshtë nga FIFA.

FIFA citon se një ekip që humbet në penallti është eliminuar nga gara ndërsa ekipi që fiton avancon në raundin tjetër, ose shpallet kampion, por ndeshja klasifikohet si barazim.

Në këtë mënyrë, ndeshja e Cityt ndaj Real Madridit edhe zyrtarisht është regjistruar si barazim, ani pse janë eliminuar nga gara./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra

Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra

Liga e Kampionëve
Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë - jep emrin e një top lojtari

Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë - jep emrin e një top lojtari

La Liga
Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari

Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari "special" i Sylvinhos për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Bundesliga
Kalo në kategori