LAJMI I FUNDIT:

Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Vushtrria, politika ngushëllon familjen

Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Vushtrria, politika ngushëllon familjen

Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri ka ndërruar jetë.

Gani Imeri është ishte njëri nga komandantët më të njohur në luftën e UÇK-së ku së bashku me familjen e tij kontriboi në luftën për çlirim.

Familja e tij nga Dumnica e Epërme i dha shumë Kosovës në etapat të ndryshme që kaloi vendi ynë.


Gani Imeri do mbetet në kujtesën e të gjithëve si njeri me virtyte të larta, patriot e atdhetar i madh për vendim e tij.

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Gani Imerit.

“E nderuara familja Imeri, më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta e Gani Imerit, Komandant i Batalionit IV, të Brigadës 141, Zona Operative e Shalës e UÇK-së. Ai ishte shembull i një luftëtari në Luftën e UÇK-së, i një humanisti dhe udhëheqësi të palodhshëm në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, ka shkruar Idrizi.

“E nderuara familje Imeri, duke bashkëndjerë dhimbjen me juve, ju shpreh ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të Komandantit, Gani Imeri. Emri i tij la gjurmë në historinë më të re të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri!”, thuhet tutje në telegramin e të parit të Vushtrrisë.

E kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, për vdekjen e ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, ka thënë se vepra dhe jeta e të ndjerit do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas.

Krasniqi, vdekjen e Imerit e konsideroi si lajm të trishtë.

Ai ka thënë se Imeri dhe familja kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas“, ka thënë kreu i PDK-së.

I pari i opozitës i ka shprehur ngushëllime familjes Imeri, bashkëluftëtarëve e miqve të të ndjerit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori