LAJMI I FUNDIT:

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një “oazë të bukur” me lule

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një “oazë të bukur” me lule

Një çift janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” të rindërtuar në një oazë “të bukur” me lule.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Charlotte Owers, 34 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj Ben, 33 vjeç.


Ata blenë shtëpinë e tyre në Hertfordshire në qershor 2020, me synimin për të ngritur hapësirën e tyre të jashtme nga “një parcelë standarde ndërtimi të re në kopshtin e ëndrrave të tyre”.

Kopshti ishte thjesht baltë – një ‘hapësirë boshe’ që ajo ëndërronte ta shndërronte në një kopsht.

Charlotte nga Bishop’s Stortford, Hertfordshire tha se ajo ‘ra në dashuri’ me kopshtarinë dhe krijoi hapësira të ndryshme duke përfshirë një kopsht perimesh, një zonë argëtimi dhe një zonë punëtorie.

Ajo shpenzoi rreth 4 mijë funte për të transformuar kopshtin e saj – duke i marrë gjërat në dorë dhe duke bërë vetë çdo punë ndërtimi. /Telegrafi/