Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e “Ozempic” pa recetë të mjekut – Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Medikamenti “Ozempic” që përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe i cili jepet me rekomandim të mjekut, ka gjetur përdorim të madh edhe nga personat që duan të humbin peshë.
“Ozempic”, u kthye në ilaçet më të komentueshme sa i përket humbjes së peshës, duke bërë që disa qytetarë të mund të hasin lehtësisht në marrjen e tij edhe pa recetën e mjekut.
Kjo ka bërë që Inspektorati Farmaceutik të shqiptojë disa gjoba për produktin në fjalë.
Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Telegrafin ka treguar se janë 10 gjoba që janë shqiptuar deri tani lidhur me medikamentin “Ozempic”.
“Ju informoj se Inspektorati Farmaceutik me prioritet të lartë trajton çdo shqetësim të ngritur lidhur me produktet dhe pajisjet medicinale, në këtë rast edhe për produktin “Ozempic” kemi pranuar ankesa lidhur me dispenzimin (dhënien) pa recete mjekësore dhe dyshimet për falsifikim. Sipas informatave te cilat i disponon IF, produkti medicinal “Ozempic” është i regjistruar tek autoriteti kompetent siç është AKPPM dhe qarkullon ne tregun farmaceutik te Republikës se Kosovës. Bazuar në të dhënat që posedon arshiva e IF-së, gjithsej janë shqiptuar 10 gjoba për produktin ne fjalë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
MSH bën të ditur se 8 gjoba janë shqiptuar për dhënie të produktit medicinal “Ozempic” pa recetë mjekësore dhe 2 gjoba për produkt medicinal “Ozempic” të falsifikuara, për këto raste është njoftuar AKPPM dhe Policia e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë thekson tutje se lidhur me të gjeturat janë marrë masa ndëshkuese konform legjislacionit në fuqi.
Për produktin “Ozempic”, ka pasur edhe shumë reagime për efektet anësore të shfaqur.
Nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale (AKPPM) bëjnë të ditur se nga Spitali i Gjilanit kanë pranuar tre raporte për efekte të dyshimta lidhur me përdorimin e produktit.
AKPPM bën të ditur se janë duke shqyrtuar rastin.
“Ceftriaksoni është një antibiotik i fuqishëm i përdorur gjerësisht për trajtimin e infeksioneve të ndryshme bakteriale. Për kundër faktit që është shumë efektiv në luftën kundër infeksioneve, si çdo bar tjetër, edhe ceftriaxone gjithashtu mund të shkaktojë efekte të padëshiruara te disa individë. Ashtu siç jeni të njoftuar, nga Spitali i Gjilanit kemi pranuar tre raporte për efekte të dyshimta të padëshiruara dhe një nga Klinika e Gjinekologjisë lidhur me Ceftriaksonin. Pas pranimit të raporteve është inicuar shqyrtimi i rasteve, gjithashtu është kontaktuar edhe përfaqësuesi zyrtar për farmakovigjilencë në Kosovë i kompanisë prodhuese të ceftriaksonit”, theksohet në përgjigje.
Ndryshe, injeksionet, si Ozempic, janë rritur në popullaritet sepse largojnë urinën dhe ndihmojnë në humbjen e shpejtë të peshës, ndërsa ulin nivelet e sheqerit në gjak.
Efektet anësore më të zakonshme të Ozempic janë: kapsllëk, diarre, të vjella, të përziera, hipoglicemi, sëmundje të fshikëzës së tëmthit, reaksion alergjik etj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit Prendi
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian