Në një intervistë të veçantë për emisionin “Cherry on Top” të mbrëmjes së sotme, Fifi dhe Sara Gjordeni ndanë me publikun detaje të reja dhe intriguese për strategjitë e tyre gjatë qëndrimit në Big Brother.
Të udhëzuara nga moderatoja e njohur Bora Zemani, dy ish-konkurrentet e Big Brother zbuluan se si kishin vendosur paraprakisht me anëtarët e familjeve të tyre kode dhe sinjale për të komunikuar gjendjen e tyre emocionale dhe strategjike brenda lojës.
E pyetur në lidhje me metodat e ndërveprimit me të afërmit, Fifi tregoi se kishte zgjedhur një metodë të zgjuar përmes çorapeve të saj. “E patëm përcaktuar që ata do të më dërgonin çorape. Çorapet blu do të thotë ‘qetësohu’, të kuqet nënkuptonin se jam ‘flakë fare’ dhe çorape me figura që ‘po luajnë me ty'”, shpjegoi Fifi, duke treguar se sa kreative dhe të gatshme për lojë ishin të dyja.
Sara nga ana tjetër zbuloi një marrëveshje më abstrakte me të dashurin e saj. “Kishim rënë dakord që kur Gabrieli do të vinte për vizitë, ngjyra e xhinseve të tij do të ishin një kod për të më informuar mbi pozicionin tim në lojë. Xhins blu do të thotë ‘mos fol shumë se po përflitesh për keq’, xhins të zeza që ‘je për finale’, dhe xhins gri që ‘ke arritur deri këtu pa e kuptuar'”, tha Sara.
Edhe pse asnjë vizitë e tillë nuk ndodhi, familjarët e Sarës arritën të dërgojnë sinjale përmes xhinseve blu që i vinin si pjesë e rrobave nga shtëpia, duke i kujtuar asaj të ishte më e matur në bisedat e saj, megjithëse kjo duket se nuk u mor parasysh aq sa duhet nga vet ajo.
Thjeshtësia dhe guximi për të eksploruar mënyra të ndryshme për të komunikuar me botën e jashtme, edhe pse të ndaluara nga rregullat e Big Brother, tregon se sa larg shkojnë konkurrentët për të mbajtur një lidhje me të dashurit e tyre edhe gjatë izolimit të thellë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Irina Shayk mahnit me një veshje të zezë, teksa po lundronte me një varkë në fushatën e re të Michael Kors
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij
Shanna Moakler pozon me bikini në dyvjetorin e martesës së ish-bashkëshortit të saj Travis Barker me Kourtney Kardashian
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë