LAJMI I FUNDIT:

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Mbi një mijë qytetarë nga Kosova dy ditët e kaluara përfunduan të maltretuar e të ndaluar nga autoritetet e Serbisë, derisa përdornin pikat kufitare tokësore të vendit fqinj.

Por, njëri nga ta është akoma i arrestuar në Serbi. Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga Gjakova, i cili në këtë valë u arrestua dhe u ndalua me pretendimin që i njëjti kishte kryer krime lufte.

Vëllai i Durakut, për televizionin Dukagjini tregoi që ai po mbahet akoma atje dhe po pritet që procesi gjyqësor të marr epilog.


“Gjendja shëndetësore ka lajmëru që është e mirë, terapinë është duke e marr e për momentin mirë është”, ka deklaruar vëllai i Durakut.

Por, dikur ministri i Propagandës në Serbi tash Presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq sot deklaroi që janë liruar të gjithë të ndaluarit ndonëse familjarët mohojnë një gjë të tillë.

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

“Dy ose tre persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje dhe të gjithë u liruan. Njëri prej tyre u mor në pyetje sepse ishte në UÇK”, ka deklaruar Vuçiq.

Ndërkohë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Has po konsiderojnë që kjo është vetëm arsyetim i Serbisë pasi sipas tyre Sadik Duraku nuk ka qenë fare pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në degën tonë e kemi verifiku, Sadik Duraku nuk ka qenë pjesëtar ose veteran në organizatën tonë. Por ne kemi informacion që gjatë kohës së luftës Sadiku ka qenë në Berlin në Gjermani”, ka deklaruar Xhevdet Thaçi nga OVL e UÇK në Has.

Pos maltretimit të qytetarëve e ndalimit të tyre, Serbia ka ndaluar për rreth 48 orë edhe zv.Drejtorin e Policisë së Kosovës që është nga komuniteti serb, Dejan Jankoviq, i cili u lirua të enjten vonë pasdite.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori