LAJMI I FUNDIT:

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka dënuar një vozitës në Pejë i cili ishte me mbase mbrojtëse deri në fund të këtij viti.

Policia njofton se të njëjtin e ka dënuar me 500 euro, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse dhe sekuestrimi i veturës.


“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejё, më datë 18.04.2024, rreth orës 22:40, gjatë kontrollit rutinor ka hasur në vozitësin i cili kishte masë mbrojtëse deri më 17.12.2024, tё njëjtit iu është sekuestruar përkohësisht vetura dhe ndaj tij është shqiptuar fletёgjoba…”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon të të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion tё respektojnë rregullat e parapara me Ligj. /Telegrafi/