LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Vëllaznimin dhe kalon në gjysmëfinale

Prishtina mposht Vëllaznimin dhe kalon në gjysmëfinale

Sigal Prishtina kompleton katërshen gjysmëfinaliste të “Play-offit”, pasi fitoi ndeshjen e tretë çerekfinale ndaj Vëllaznimit me rezultat 83:73 (33:19, 15:16, 14:21, 21:17).

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë me seri 7:0 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, për tu shkëputur në fund dhe për të fituar këtë pjesë 33:19.


Megjithatë, periudha e dytë ishte më e barabartë dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 48:35.

Por, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë afruan shifrat në 53:48, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:56.

Në dhjetë minutat e fundit, përkundër tentimeve nga mysafirët, bardhekaltrit ruajtën epërsinë dhe triumfuan me dhjetë pikë dallim, 83:73.

Më i miri te Sigal Prishtina ishte Diamond Stone me 28 pikë e 11 kërcime, derisa te Vëllaznimi më i miri ishte Myreon Jones me 22 pikë.

Sigal Prishtina në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepçën, ku mitrovicasit kanë përparësinë e terrenit vendas, derisa gjysmëfinalja tjetër është Peja-Golden Eagle Ylli, duke premtuar spektakël të basketbollit.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori