LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu i IKD: Votimi në veri drejt dështimit

Kryeziu i IKD: Votimi në veri drejt dështimit

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se mbajtja e votimeve, ku do të vendoset për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave në veri, po shkon drejt dështimit.

Kryeziu ka thënës e dështimi i votimeve në veri mund të dështojë, “jo për shkak të organizimit dhe menaxhimit teknik të këtij procesi. Por, për shkak të mobilizimit dhe paralajmërimeve për bojkot nga ata që e filluan këtë iniciativë përmes peticionit, qytetarëve serbë në këto katër komuna të Kosovës”.

“Besoj se KQZ-ja pas kësaj situate të re, duhet ta rishqyrtoj vendimin e vetë dhe të anulojë këtë proces. Kështu do  të shmangë humbjet e panevojshme të energjisë dhe financave shtetërore, për një grusht votash që do të mblidhen këtë të diel. Pjesëmarrja do të jetë e ulët dhe e parëndësishme, larg arritjes së standardeve demokratike që do duhej të përcillte këtë proces”, ka shkruar Kryeziu, transmeton Telegrafi.


Kryeziu ka thënë se “edhe pas të dielës në këto komuna problemet do mbetën të njëjta, në kërkim të një dialogu institucional e politik dhe alternative tjetër për zgjidhje”.

Kryeziu: Zgjedhjet e parakohshme zgjasin krizën politike në Kosovë
Lexo po ashtu Kryeziu: Zgjedhjet e parakohshme zgjasin krizën politike në Kosovë

Ndryshe, drejtorët e 33 shkollave në veri të Kosovës kanë refuzuar të lejojnë që hapësirat e këtyre objekteve që të jenë të qasshme për vendvotime më 21 prill, prandaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjetur zgjidhje alternative për vendosjen e qendrave të votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri.

Kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha për Telegrafin se si zgjidhje alternative kanë gjetur objekte publike, që i përkasin administratës së katër komunave veriore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori