LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Zgjedhjet e parakohshme zgjasin krizën politike në Kosovë

Kryeziu: Zgjedhjet e parakohshme zgjasin krizën politike në Kosovë

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se zgjedhjet politike nuk e normalizojnë situatën politike në vend. 

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se është sfidë që zgjedhjet të sjellin zgjidhje.


“A e normalizojnë situatën politike zgjedhjet në Kosovë, jo.Është e qartë se zgjedhjet mund të ndikojnë në situatën politike, por është sfidë të sigurohet që ato të sjellin zgjidhje të qëndrueshme politike e zhvillimore. Shpesh kemi pasur zgjedhje pa zgjidhje”, ka shkruar Kryeziu.

Kryeziu ka shkruar se do të zgjatet kriza politike në vend, nëse zgjedhjet mbahen pa u zgjidhur çështja e pjesëmarrjes së serbëve në institucione dhe plani i zbatimit të asociacionit.

Pozitë e opozitë paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë
Lexo po ashtu Pozitë e opozitë paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë

“Edhe sot, sidomos nëse mbahen në situatën aktuale kur serbët nuk marrin pjesë në institucione dhe plani i zbatimit të asosacionit nuk është përgjegjësi e marrë nga asnjë parti politike. Zgjedhjet e parakohshme pa i përmbyllur këto dy çështje politike do të ndihmojnë në zgjatjen e krizës politike dhe si rrjedhojë do të kemi të njëjtën situatë me Serbinë brenda, në diskursin politik për 3-4 vitet e ardhshme”, ka vijuar tutje Kryeziu.

I pari i KDI-së tutje ka thënë se zgjedhjet e parakohshme “janë një mundësi për rikonfigurim politik dhe zgjatje të status-quos për partitë, pa marrë përgjegjësi politike”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori