LAJMI I FUNDIT:

Emri i saj do të thotë “biznes” – Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

Emri i saj do të thotë “biznes” – Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

Rita Ora dukej sikur bënte biznes të enjten ndërsa ecte rreth Sydneyt e veshur me një kostum të hirtë me tri pjesë përpara lansimit të linjës së saj të re të kujdesit të flokëve, “Typebea”.

Megjithë shiun, ylli i muzikës pop, 33 vjeçe, dhe shoku i saj më i mirë dukeshin në humor të mirë ndërsa u kthyen në hotelin e tyre “Capella CBD” pas një shëtitjeje rreth qytetit.

Rita dukej elegante në veshjen e saj të hirtë me vija të holla, e cila kishte një detaj unik të prerë afër mesit, një blazer të lirshëm dhe pantallona të rregullta, shkruan DailyMail.


Flokët e saj ishin të stiluar në stilin bob me valë të lirshme. Ndërkohë, Vas, i cili është dizajner i modës, dukej mjaft me stil i veshur me një kostum ngjyrë kremi dhe një triko të bardhë.

Rita Ora, një zonjë e vërtetë në episodin e fundit të "The Masked Singer" ndërsa shkëlqen në të bardha
Lexo po ashtu Rita Ora, një zonjë e vërtetë në episodin e fundit të "The Masked Singer" ndërsa shkëlqen në të bardha

Ai e kompletoi pamjen e tij duke vendosur një palë syze të zeza.

Këngëtarja shqiptare aktualisht ndodhet në Australi për të lansuar linjën e saj të re të flokëve në partneritet me Anna Lahey të “Vida Glow”.

Marka thuhet të jetë zgjidhja për sfidat me të cilat është përballur Ora gjatë udhëtimit të saj me flokët, veçanërisht në kthimin pas të viteve të dëmtimit nga përdorimi i tepërt i nxehtësisë dhe stilimit gjatë karrierës së saj muzikore.

Ajo tha në një deklaratë: “Dëshiroja të gjeja dhe të ndërtoja një zgjidhje për një shqetësim të bukurisë që di vetë dhe komuniteti im vërtet luftojmë me të”.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” së fundmi kaloi fundjavën e Pashkëve në Sydney, ku u pa duke u përshëndetur me mikun e saj, dizajneren e modës Pip Edwards.

Të dyja u panë duke buzëqeshur në një fotografi bikini bashkë me shoqen e tyre Anna Lahey ndërsa të gjitha shkonin në plazh.

Rita dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi u martuan në gusht të vitit 2022. Ata ndajnë kohën e tyre midis Londrës dhe Zelandës së Re – ku jetojnë dy vajzat e Taika, të cilat ai i ka nga martesa e parë me Chelsea Winstanley. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina
“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Habit moderatori Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual, edhe meshkujt përjetojnë të njëjtat simptoma

Magazina
Kalo në kategori