Po drejtonte veturën pa regjistrim – gjobitet me 200 euro 44 vjeçari nga Ferizaj
Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 13:11 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinës, saktësisht në fshatin Babush ka ndaluar shoferin B.S (M/K) i moshës 44 vjeçar, i cili po drejtonte veturën me afat të skaduar të regjistrimit që nga data 07.08.2020.
Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro dhe ia konfiskoi veturën.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit , ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, policia ka kërkuar nga qytetarët që të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251