LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon dënimin e dy infermierëve të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, mbrojtja lirimin e tyre

Prokuroria kërkon dënimin e dy infermierëve të akuzuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, mbrojtja lirimin e tyre

Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore të Gjakovës, prokurorja Dëshirë Jusaj në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënimin e të akuzuarve Driton Tafarshiku dhe Leonora Emra, kurse mbrojtësit e këtyre të fundit, kërkuan lirimin e tyre nga akuza.

Në këtë rast, infermierja e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, Leonora Emra dhe ish-infermieri, Driton Tafarshiku, ngarkohen se nuk i kanë zbatuar veprimet e përshtatshme mjekësore ndaj pacientit të infektuar me COVID-19, ku me këtë rast i njëjti ka ndërruar jetë,.

Prokurorja Jusaj, tha se nga provat e administruara, dëgjimi i dëshmitarëve, si dhe deklarimi i të pandehurve, është vërtetuar përshkrimi faktik i veprës për të cilën ngarkohen të akuzuarit.


Ndërsa, avokati i palës së dëmtuar Prek Kola me autorizim zëvendësues për avokatin Meshari Selimaj, tha se mbetet pranë fjalës përfundimtare të dorëzuar me shkrim dhe shtoi se parashtrojnë kërkesë pasurore-juridike.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarës Emra, avokati Genc Juniku, kërkoi që e mbrojtura e tij të lirohet nga akuza pasi që nuk është vërtetuar se e mbrojtura e tij ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Në fund, mbrojtësi i të akuzuarit Driton Tafarshiku, avokati Nexhmedin Gashi tha se nuk është vërtetuar me asnjë provë apo fakt konkret se i mbrojturi i tij ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Paraprakisht, në këtë seancë është dhënë mbrojtja e të akuzuarit Driton Tafarshiku. Ai tha se në korrik të vitit 2020 kishte qenë i formuar ekipi për transferimin e pacientëve me Covid-19.

Ndërsa i akuzuari tha se përpos detyrës për dhënien e terapisë i njëjti s’ka pasur ndonjë detyrë shtesë.

Më pas, i akuzuari Tafarshiku tha se bartjen e pacientëve e bën shoferi i autoambulancës, por me udhëzim të mjekut i bën edhe tekniku dhe shton se në këtë rast i njëjti nuk kishte marrë ndonjë udhëzim nga mjeku ose infermierja kryesore për transferimin e pacientit tani të ndjerit I.Gj.

Ai tutje tha se nuk kishte qenë prezent kur ishte marrë tani i ndjeri I.Gj., për t’u transferuar për në emergjencë.

I akuzuari u ballafaqua me një deklaratë të dhënë në Prokurori ku i njëjti kishte thënë “po kam qenë në punë dhe Dr. Pleurat Hadri ka kërkuar nga unë ta dërgoj deri te reparti i emergjencës dhe nga aty të përcjellët për në Prishtinë”. I akuzuari tha se askush s’i kishte thënë që ta bëjë përcjelljen e pacientit dhe se këtë se kam thënë në prokurori.

Në fund tha se pas këtij rasti nga ana e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë nuk i është shqiptuar ndonjë masë disiplinore ose vërejtje.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Leonora Emra po akuzohet se më 15 korrik 2020, në pozitën e kryeinfermieres në repartin e Pulmologjisë, pranë Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndaj pacientit I.Gj., të diagnostikuar me COVID-19, ka zbatuar metoda të papërshtatshme mjekësore, duke treguar pakujdesi në rregullat e kujdesit në profesion.

Për këtë sipas aktakuzës, Emra po akuzohet se ka kryer veprën penale të “Trajtimit i pandërgjegjshëm mjekësor” nga neni 254, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penl.

Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri i dytë Driton Tarfashiku, po akuzohet se në pozitën e teknikut medicinal, në dhënien e ndihmës ndaj pacientit- tani të ndjerit I.GJ., pasi është njoftuar nga kryeinfermierja Leonora Emra, për ta bërë bartjen e tij në Emergjencë për te ekipi për dërgimin e pacientëve për QKUK- në Prishtinë, i pandehuri e ka lënë pacientin së bashku me bashkëshorten e tij dhe shoferin e spitalit në vig, pranë ashensorit, në korridor, ku më pas me të hyrë në ashensor iu janë shfaqur defekte dhe për pesë minuta kanë qëndruar brenda, me këtë rast dhe pse pacienti e kishte aparatin astmatik, i janë shfaqur probleme në frymëmarrje, ku më pas u dërgua në QKUK, në repartin për trajtim me COVID-19, ku tani i ndjeri I.GJ., ka ndërruar jetë.

Me këtë, Tafarshiku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor” nga neni 254, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori