Në varrezat e qytetit të Pejës është varrosur Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra të martën nga bashkëshorti i saj.
“Për ne rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin, e sidomos në shtetin e as në kombin tone, në Kosovë , Shqipëri e më gjerë. Ju faleminderit juve kaq është prej neve nuk dijmë kurgjë më tepër për rastin. Ju faleminderit shumë, ju falënderoj edhe ju media për punën dhe që po na ndihmoni, për krejt”, tha Shpat Ukella, vëlla i Gjyljetës.
Vrasjen e Gjyljetës e kanë dënuar rëndë edhe familjarët e bashkëshortit të saj.
“Nuk ka fjalë që mund t’a arsyetojë veprën e tij por do të doja që t’i shprehu ngushëllimet së pari nënës, vëllait, motrave të saj e t’ju themi se dhimbja është e njëjtë edhe për ne, ndajmë dhimbjen me ta, dhe Gjyljeta s’ka qenë për ne vetëm nusja e nipit por ka qenë edhe bijë e jona, të tillë e krijoi ajo realitetin te ne. La një boshëllek të madh edhe për ne. Shpreh ngushëllimet në emër të familjes sonë edhe pse vepra e tij ishte shumë shumë e rendë, por shimbja është e madhe, shumë e madhe”, tha Rona Haskaj, familjare e bashkëshortit të së ndjerës.
Kundër vrasjes së 41 vjeçares Gjyljeta Ukellës, sot në mesditë shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar në sheshin kryesor të Pejës.
“Mosndëshkimi i rasteve tragjike të dhunës është i papranueshëm, prandaj është koha e fundit që t’i themi stop kësaj dukurie të shëmtuar”, thanë ndër të tjera organizatorët e këtij marshi protestues.
E ndjera u vra mëngjesin e së martës brenda banesës nga burri i saj, Edmond Lajqi me të cilin kishte tre fëmijë.
I dyshuari është vetëdorëzuar. Atij aktualisht i është caktuar një muaj paraburgim. për veprën e kryer ai mund të dënohet minimumi me 10 vjet burgim, ose burgim të përjetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje