LAJMI I FUNDIT:

Spektakli i garantuar: Hazrolli premton mbrëmje madhështore të boksit në Mynih

Spektakli i garantuar: Hazrolli premton mbrëmje madhështore të boksit në Mynih

Gala mbrëmja e radhës e Hazrolli PROFI-BOX-GALA po afron.

Gjithçka është bërë gati për një spektakël të boksit, që do të zhvillohet në ‘BMW Park’ në Mynih më 20 prill.


Në konferencë për media, të mbajtur të mërkurën, organizatori Burim Hazrolli ka premtuar një mbrëmje madhështore boksi.

Sipas tij, secili duel është unik duke përballur emra të mëdhenj të boksit.

Në këtë event fantastik do të zhvillohen tetë meçe, duke përfshirë tre ndeshje për tituj ndërkombëtarë.

Organizuar nga Hazrolli Sport & Performance, eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Dukagjini, të shtunën nga ora 21:00.

Teksa, në atë mbrëmje emisioni “Dueli Sportiv” vjen me një edicion special në RTV Dukagjini.

Për të filluar emocionin, një seri eventesh publike dhe për shtyp janë paraparë përpara eventit:

– Trajnim Publik në Qendrën tregtare Forum Schwanthalerhöhe më 18 prill 2024, duke filluar në orën 5:00 PM

– Pesha Zyrtare në Qendrën tregtare Forum Schwanthalerhöhe më 19 prill 2024, duke filluar në orën 1:00 PM

Biletat për galën e boksit në BMW Park në Mynih tani janë në dispozicion për blerje në www.eventim.de dhe në të gjitha zyrat kryesore të rezervimit të parakohshëm

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori